Teksa vendet e ndryshme të botës angazhoheshin sa më shumë të mundnin duke ashpërsuar masat ndaj koronavirusit, kryeministri i Britanisë së Madhe nuk shqetësohej aspak për këtë gjë. Madje, si për të ironizuar shmangin e takimeve mes njerëzve, në një videomesazh që mban datë 3 mars 2020 ai deklaronte se do të vazhdonte të shtrëngonte duart me njerëzit pavarësisht shpërthimit të koronavirusit.
Por me sa duket edhe shtrëngimi i duarve paska bërë punën e vet, pasi ditën e sotme, Boris Johnson rezultoi pozitiv me Covid-19, duke bërë kështu që të vetëizolohet në shtëpi.