Kanë mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe Këshilltari Ligjor i PD Gazmend Bardhi.
Ata pritet të dëshmojnë lidhur me audio-përgjimin që publikuan nga selia e PD për vëllain e Ministrit të Brendshëm, material në të cilin PD pretendon se Agron Xhafaj dëgjohet duke bërë pazare droge.
Deputeti Salianji mbante në dorë një letër ku shkruante me ironi “Unë nuk jam Salianji”.
Me këtë ai ironizon pretendimet e vëllait të ministrit që ka deklaruar se nuk është ai personi në audio-përgjim./a.m.
Audio-përgjimi/ Pas dëshmisë Bardhi ‘këshillon’ Prokurorinë: Fut hetimet në drejtimin e duhur