• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Unë jam Zoti”, kush është bosi shqiptar i drogës që tentoi vetëvrasjen për herë të tretë në burgun famëkeq 41-bis në Itali

by E B
21/11/2026 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elvis Demçe, i burgosur nën regjimin 41-bis në burgun e Operas në Itali, ka tentuar të vetëvritet duke u varur me një çarçaf në qelinë e tij.

Ai është shpëtuar në kohë nga Policia e Burgut dhe është transferuar në spital. Kjo ishte tentativa e tretë për vetëvrasje.

Dy tentativa të tjera të mëparshme kishin bërë që avokati i bosit, Massimiliano Capuzi, të kërkonte masa të tilla si transferimi i tij në një strukturë të mbrojtur, ku të niste një program terapeutik.

Trafikanti i njohur shqiptar i drogës, duket se ka humbur atë vetëbesim të tepruar që e kishte ngjitur në krye të organizatave të përfshira në tregtinë e drogës, duke përjetuar në vend të tij gjendjen e rëndë psikologjike të një burgimi pa rrugëdalje.

Dy ditë më parë, ai lidhi një çarçaf të dhënë nga burgu i Operas, ku aktualisht mbahet nën regjimin e burgimit të posaçëm 41-bis, dhe tentoi të vetëvritej duke u varur. Punonjësit e policisë së burgjeve e gjetën në kohë, e zgjidhën dhe e dërguan në spital. Me sa duket, do të shpëtojë. Por aktualisht ndodhet në terapi intensive, raportojnë mediat italiane.

Dy tentativa të tjera në vitet e kaluara kishin bërë që avokati i tij, Massimiliano Capuzi, të kërkonte masa si transferimi në një strukturë të mbrojtur, ku Demçe të ndiqte një trajtim terapeutik. Kjo nuk ishte bërë e mundur për arsye të ndryshme, ndoshta edhe për shkak të profilit të tij të lartë kriminal dhe dyshimeve të gjyqtarëve lidhur me gjendjen e tij të vërtetë shëndetësore, siç do të shpjegohet më poshtë.

Veprimi vetëdëmtues i këtij 40-vjeçari, i cili për veten kishte krijuar shprehje të forta si “Unë jam Zoti”, mund të rihapë tashmë debatin mbi kushtet në burgje dhe zbatimin e regjimit 41-bis. Madje, thuhet se pritet edhe një interpelancë parlamentare.

Numri një i trafikut të drogës me origjinë shqiptare është përballur me një sërë procesesh gjyqësore. I fundit është aktualisht në zhvillim dhe lidhet me tentativën për rrëmbimin e një rivali. Ndërkohë, ai po vuan një dënim prej 15 vitesh burg për trafik droge, i cili mori formë të prerë më 28 majin e kaluar, pas vendimit të Gjykatës së Kasacionit.

Demçe nuk është dënuar asnjëherë për pjesëmarrje në organizatë mafioze, por për autoritetet antimafia të Romës mbetet një nga trafikantët më të rrezikshëm, ndërsa për gjyqtarët është një kriminel që nuk është shkëputur kurrë nga e kaluara e tij kriminale.

A rrezikon të vdesë nga vuajtjet brenda burgut?

Jo, sipas kryetares së Gjykatës së Apelit me Jurinë, Antonella Capri, e cila ditët e fundit ka rrëzuar plotësisht kërkesën për transferimin e tij në një strukturë terapeutike dhe nuk ka pranuar të autorizojë një ekspertizë të re për të përcaktuar nëse ai vuan nga ndonjë patologji.

E kundërta pretendohet nga mbrojtja, e cila paraqet disa ekspertiza mjekësore, njëra prej të cilave veçanërisht e argumentuar dhe e hartuar një vit më parë. Në të përmendet e ashtuquajtura “diagnozë e dyfishtë”: çrregullim i shkaktuar nga përdorimi i lëndëve narkotike, i ndërthurur me varësinë nga medikamentet e nevojshme për trajtimin e tij. Mbrojtja i referohet gjithashtu një vendimi të Gjykatës së Apelit, e cila në vitin 2025 ishte shprehur në favor të së drejtës së tij për të marrë trajtim mjekësor.

Duke dyshuar se gjithçka mund të ishte një përpjekje për të manipuluar sistemin, Prokuroria ka mbajtur gjithmonë qëndrim kundër transferimit të tij. Kufiri mes shtirjes dhe një patologjie të mirëfilltë duket se ndonjëherë është shumë i hollë.

Në të kaluarën ka pasur raste mjekësh bashkëpunues me të burgosurit (ose me bosët kriminalë), si dhe certifikatash mjekësore të manipuluara. Por më shumë se e kaluara, shqetësim ngjall e ardhmja.

Urdhri më i fundit gjyqësor, që i është njoftuar Demçes, lidhet me personat që dyshohet se porositën vrasjen e Fabrizio Piscitellit, i njohur si “Diabolik”, në Parkun e Ujësjellësve në vitin 2019.

Hetimi i prokurorit Francesco Cascini dokumenton përpjekjet e Demces për të marrë hak për mikun e tij. Është e qartë se trafikanti shqiptar i drogës do të duhet të mbrohet edhe nga akuza se ka tentuar të eliminojë bosin rival, Giuseppe Molisso.

Ndërkohë, situata e tij aktuale përshkruhet si një lloj burgimi “shëtitës”, shpjegon avokati Capuzi. Ai është transferuar në burgje të ndryshme në të gjithë Italinë, gjë që, natyrisht, ndikon edhe te vizitat e familjarëve dhe miqve.

Mes personave që kanë shprehur nevojën për shtrimin e Demces në spital është edhe përgjegjësja e shërbimit të mjekësisë penitenciare në burgun e Operas, Laura Mannarini. Ajo ka sugjeruar këtë zgjidhje për të trajtuar “çrregullimin bipolar me simptoma psikotike” nga i cili, sipas vlerësimeve mjekësore, ai vuan.

Por asgjë nuk është bërë.

Një kallëzim për moskryerje të detyrave zyrtare ndaj departamentit të policisë penitenciare ishte depozituar një vit më parë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Qytete dhe qytetarë të pambrojtur, dhunues e barbarë të mbrojtur

November 24, 2026
“Nismë përtej krahëve politikë”- Projektligji për sponsorizimet, Balla: Sporti shqiptar ka nevojë për mbështetje financiare!

“Nismë përtej krahëve politikë”- Projektligji për sponsorizimet, Balla: Sporti shqiptar ka nevojë për mbështetje financiare!

November 24, 2026
Wadephul pret Tabakun në Berlin, diskutohen procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve!

Wadephul pret Tabakun në Berlin, diskutohen procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve!

November 24, 2026
E rëndë në Fier, sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

E rëndë në Fier, sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

November 24, 2026
Presidenti Begaj pret kreun e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, në fokus integrimi dhe pesë fusha me interes të përbashkët!

Presidenti Begaj pret kreun e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, në fokus integrimi dhe pesë fusha me interes të përbashkët!

November 24, 2026
Nga hotelet dhe klubet e natës te minierat e kromit, më 26 nëntor vendoset fati i aseteve të Orges Jahelezit

Nga hotelet dhe klubet e natës te minierat e kromit, më 26 nëntor vendoset fati i aseteve të Orges Jahelezit

November 24, 2026
Prezantohet drejtori i ri i Doganave, Malaj: Prioritet modernizimi dhe integrimi europian

Prezantohet drejtori i ri i Doganave, Malaj: Prioritet modernizimi dhe integrimi europian

November 24, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon sërish Malltezin, mbeten nën sekuestro 25 pasuritë

Gjykata e Lartë rrëzon sërish Malltezin, mbeten nën sekuestro 25 pasuritë

November 24, 2026
Paralajmërimi i fortë nga OKB, vitin e ardhshëm do të rriten infeksionet e reja me HIV

Paralajmërimi i fortë nga OKB, vitin e ardhshëm do të rriten infeksionet e reja me HIV

November 24, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Vrasja e Ardian Nikulajt, Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In