• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë jam rracë kali tjetër”/ Rama batuta me deputetin e PD: Unë të mbaj ty në krah dhe bëj ndonjë…

by
23/02/2022 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Belind Këlliçi, gjatë punës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ka publikuar një dokument ku pretendon se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë mendim për dhënien e konçensionit të impiantit në kryeqytet për shfrytëzim për 30 vite.

Sipas deputetit demokrat, bashkëlidhur kësaj shkrese është dhe një tabelë me shpenzime, ku sipas Këlliçit, është plani i angazhimit financiar për sasinë minimale të mbetjeve të trajtuara në landfillin e Sharrës me një kosto prej 240 mln eurosh.

Gjatë këtij diskutimi, Këlliçi tha se nuk do që ta ngarkojë kryeministrin Rama me shumë shkresa dhe akte, ç’ka ka sjellë reagim me batuta nga kreu i qeverisë.

Rama thotë se është i aftë ta mbajë në “krah” deputetin, të kthejë përgjigje dhe të merret me punë të tjera në të njëjtëjn kohë.

Edi Rama: Dëgjo si funksionon. Është kënaqësia ime që me këtë rast, për publikun të kuptosh si funksionon qeveria. Çfarë firmos kryeministri. Është në tavolinë pasi është bërë i gjithë diskutimi. Është rënë dakord, është thënë si do arrihet. U vendosën të gjitha këto, në momentin që fillon procesi, janë totalisht gjëra të tjera. Unë firmos, më vijnë të gjitha ato dosjet. Firma ime është zinxhiri i fundit. Unë nuk hyj në detaje të natyrës juridike, nuk janë të mia. Drama e madhe që bëhet këtu. Janë një grup njerëzish që nuk i kanë këto. Unë nuk kam arsye të ushqejë analfabetizmin juridik.

Belind Këlliçi: Nga këto 4 muaj që ne kemi këtu në këtë komision duke shqyrtuar dokumentacione të ndryshme, më ishte krijuar ideja që ju nuk keni pasur vendimarrje personale. Por ju luanit politikën e madhe. Unë dua t’i kthehem vendimit që i keni dhënë 8 pikë bonus kësaj kompanie. Kjo është shkresa e 2017 e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, tek faqja e dytë është 240 mln euro. Është e shkruar, plan ii angazhimit financiar për sasinë minimale të mbetjeve të trajtuara në landfillin e Sharrës. Financimi vjen në euro nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria. Zëvendëskryeministri e konsideroi si një transfertë, ndërkohë që në debatin që patëm, unë e konsideroj si një pagesë disponueshmërie dhe si një detyrim të shtetit shqiptar për të marrë një angazhim. Nëse nuk paguhet një detyrim i tillë, ka një penallti për pagesën e 1% nëse nuk respektohen pagesat. E ka futur Bashkinë e Tiranës në një angazhim pagesash për 30 vite.

Edi Rama: Është një pyetje që duhet ta diskutonit me kryetarin e Bashkisë. Kjo faqja e dytë duhet verifikuar sa autoentike është. Por zëre se po e marrim të mirëqenë. Tani, edhe sikur të jetë ky rasti që ka një gjë të tillë, sëpari ka një diskordancë domethënëse, pasi nuk çohet kurrë një shkresë angazhimi në parim, me një shkresë tjetër nga prapa që ka shifra, ku në shkresën në parim, nuk thuhet asgjë. Në çdo shkresë, që e di çdo sekretari thuhet, në përgjigje të shkresës… ju bëj me dije se Bashkia e Tiranës shprehet parimisht dakord. Kjo nuk e përmban faqen. Kjo është një shkresë tjetër.

Po të them që kryetari i Bashkisë ka firmosur një shkresë në parim. Nuk ka asgjë. Kam firmosur unë plotë të tilla. Nuk ka këtu të thotë sipas shkresës së bashkisë. Shkresa është lidhur prapa, për arsye propaganda, nuk e di. Kjo shkresë nuk ka pikën e vlerës në aspektin kontraktual, me vlerë zero. Letra është në mars, kontrata nuk është në mars, por në gusht. Këtu nuk kemi asnjë lloj problemi. Ka një gjë, në këndvështrimin tim e rëndësishme është pasoja. Pasoja është pastrimi i Tiranës.

Belind Këlliçi: Ajo shkresë që më bën përshtypje se ju dhanë faqen e parë. E ka pranuar Erion Veliaj dje. Ju thoni që ajo shkresë e marsit, nuk ka pasoja financiare. Por Ahmetaj tha në këtë komision që qeveria në asnjë moment nuk ka pasur kërkesë për mbështetje buxhetore. Ajo shkresa ka prodhuar një VKM me firmën tuaj. Me numër 320, 31/5/2018 për përdorimin e fondeve buxhetore për financimin e institucioneve të qeverive vendore. Vendosni përdorimin e fondeve të vitit 2018. Ajo tabelë e bashkëlidhur shkresës së Erion Veliajt, është identike me tabelën e parashikimeve financiare që ka dorëzuar kompania.

Edi Rama: Çfarë date është shkresa e Erion Veliajt. 31/5/2018, është një vit pas. Është një vit e kusur prapa. Po fillove me këto, unë të mbaj ty në krah, bëj punët dhe të kthej dhe përgjigjet. Leji tani, unë jam rracë kali tjetër. Të mbaj në krah, të jap përgjigje bëj dhe një punë tjetër.

/b.h

Next Post
Konflikti me Ukrainën/ Eurodeputetët, kërkesë UEFA-s: Finalja e Champions të mos zhvillohet në Rusi

Konflikti me Ukrainën/ Eurodeputetët, kërkesë UEFA-s: Finalja e Champions të mos zhvillohet në Rusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In