I ftuar në PolitikOn në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se ai është për rrotacion politik, por analizoi se ka arsye që të bëjnë ta dyshosh këtë gjë.
Topi: Rama nuk e ka marrë me fjalë mandatin, por me timon dhe me tenxhere e bidonë. Kjo është një politikë mjerane në fakt që meriton një analizë.
Unë jam për rrotacion për 1000 arsye. Problemi është nëse do të ndodhë kjo. Shqipëria po boshatiset. Ajo që mbetet është e ajo e fanatikëve politikë. Të majtët janë më të organizuar në këtë aspekt dhe ka pushtetin lokal me vete.
Raporti në pushtetin lokal raport është shumë i vështirë se janë njerëz në nevojë dhe ky punon çdo ditë me ta. Ne jemi në Shqipërinë e vitit 2020 ku përqendrimi i ekonomisë, politikës, mediave dhe interesave është përqendruar në Tiranë.
g.kosovari