• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë jam i vetmi që kam mundur Ramën”/ Basha: ‘Sekreti’ është se Berishën e përjashtova nga fushata e vitit 2011

by Java News
12/11/2021 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar për herë të parë “çelësin” e fitores në zgjedhjet lokale të vitit 2011 përballë Ramës në bashkinë e Tiranës.

Gjatë një interviste për “News 24”, Basha thotë se në vitin 2011 ka marrë vendim për të përjashtuar Sali Berishën nga fushat e zgjedhjeve lokale.

Ju njihni vetëm humbje, ja thonë demorkatët që shkojnë në foltore, jeni fajtor për dualizmin që keni drejtuar PD-në së bashku me Berishën?

“Pikë së pari dua ta them qartë sepse është një fakt i ditur publikisht që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garë të drejtpërdrejtë për bashkinë e Tiranës. Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. K qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën. Gjatee këtyre viteve ekspertë dhe kompani të specializuara të fushatave elektorale në bazë të studimeve të tyre kanë rekomanduar vazhdimisht moskandidimin e Sali Berishës në raport me interesat elektorale me Partinë Demokratike. Kjo ka të bëjë edhe me faktin se gjerësisht perceptohej një dualizëm në Partinë Demokratike.

Protagonizmi i Sali Berishës merrte trajtat nga ana e perceptimit publik të një dualizmi në vendimmarrjen e Partisë Demokratike. Sigurisht kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ai duhet të ishte larguar vetë, duhet të kishte lënë Partinë Demokratike, kryetarin e zgjedhur të hapnin rrugën e re që hap çdo parti e re në opozitë, por edhe unë kam përgjegjësitë e mia në lejimin e këtij dualizmi. Për vendimet që janë marrë mund t’ju them fare qartë dhe këto janë të arkivuara dhe mund të nxirren nga çdo arkivë mediatike që janë vendime të konsultuara me të gjitha forumet e Partisë Demokratike dhe në rastin e vendimeve që ju përmendët vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha”, tha Basha.

Pyetje: Basha, pozita ku u gjendet ju në 9 shtator është pa të ngjarë, pasi nga njëra anë ju në këto 8 vite në opozitë keni pasur si kartë morale dekriminalizimin e politikës dhe keni kërkuar largimin nga politika të të shpallurve non-grata nga SHBA, ndërsa u përballët vetë me një kërkesë nga SHBA me liderin historik të PD si i shpallur non-grata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse e ndërmorët vetë këtë akt dhe nuk e shtruat në forumet e PD për ta bërë më legjitim vendimin?

“Jam një kryetar i zgjedhur sipas statusit me parimin një anëtar një votë. Ky nuk është privilegj, por përgjegjësi. Përgjegjësia që merret nga anëtarësia, është që lidershipi të marrë vendime të tilla, te bazuara në statut dhe rregullorja, të miratuara kur Berisha ka qenë anëtar i PD. S’mundet kurrsesi që të ishte një akt lidershipi që të vendosja cilindo forum, kryesi, para zgjedhjeve që nuk është zgjedhje mes SHBA dhe Sali Berishës. Është barra e lidershipit, arsyeja se pse demokratet e zgjedhin kryetarin me këtë parim. Kjo rregullore është miratuar në 2018-ën”, tha Basha./m.j

Next Post
Beteja drejt gjykatës/ Berisha ka falsifikuar firmat? Dyshimet që nga kyçja në kasafortën e Palokës tek alibia e sekretit të të dhënave personale

"Është e paimagjinueshme", Sali Berisha: Kjo gjë e ka tmerruar Lulzim Bashën!

Comments 2

  1. leka says:
    4 years ago

    Lul boi ruxha Ristanit qe vodhi votat dhe fitive ti .Ato zgjedhje ishin nasaker zgjedhore

    Reply
  2. Lili says:
    4 years ago

    As per 2000 vjet se Mund dot Ramen o vrases

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In