• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë gjumin e bëj të qetë”/ Ilir Meta: Rama ka cilësi që duhet t’i pranojmë, por i ka vetëm prej meje!

by
04/10/2022 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se Edi Rama “ka ardhur i katapultuar në politikë”, teksa ka kujtuar vitet e para të tij në skenën politike shqiptare.

Meta duke folur për akuzat e ngritura ndaj tij, tha se “unë gjumin e bëj të qetë”, ndërsa ka akuzat kryeministrin Rama si “nxitës të këtyre palacollëqeve” dhe se “shumë shpejt do dënohet në bazë të ligjeve që ka bërë vetë”.

“Unë gjumin e bëj shumë mirë se ditën e kam gjithmonë intensive. Gjumin e bëj shumë të qetë, por këto sulme mua vetëm më nderojnë. Sulme dëshpërimi, të gjithçka unë përfaqësoj në politkë, që ka të bëjë me atdhedashurinë e përpjekjet e mia për luftën time pa komppromis ndaj mafies vendase e ndërkombëtare, që kërkon ta ktheje Shqipërinë në një parajsë të krimit të orgamnizuar ndërkombërar e të pastrimit të parave.

Në këtë planet jam kaq i lumtur dhe i qetë që nuk kam bërë asnjë shkelje ligji e as nuk më ka shkuar në mendje të bëj një gjë të tillë.

Rama, që është nxitësi i këtyre sulmeve, kurtheve, palaçollëqeve, do përgjigjet shumë shpejt në bazë të ligjeve që ka bërë vetë e firmave, nuk do lejoj falsifikimin e asnjë firme të Ramës.

Rama i ka disa cilësi që duhet t’ja pranojmë, siç ka dhe disa cilësi të tjera që vërtet kanë dalë të paparashikuara për shkak të mungesës së informacionit të duhur dhe ndryshimit të rrethanave.

Cilësitë që meriton, që e veçojnë, është shumë ambizioz për të bërë një punë, i përkushtuar për të demonstruar një sukses apo arritje.

Në këtë drejtim kjo është një aftësi që nuk mund të mohohet se nuk i kam dhënë dorën vetëm këtij, se vinte me ide të reja e dëshirë.

Ishte një kohë që skishte figura të reja. U detyruam të shpiknim figura duke bërë ministra nga 30 vjeç, por koha tregoi se shumë prej tyre se patën atë energjinë për një mision më të madh publik apo individual.

Sot Rama përvec aftësisë për të punuar qoftë dhe përmes manipulimeve, është një politikan i infiltruaar në politikën shqitpare, siç është dhe Basha.

Nuk mendoj se është një njeri që erdhi rastësisht, se foli Nano me këtë apo atë, erdhi i katapultuar.

Së dyti, Rama ishte njeri i cili mendonte dhe erdhi me një projekt për të marrë PS e për të marrë këtë bëri cdo gjë për të fituar besimin e mbështetjen time, për të treguar sukses në Tiranë.

Të vetmet suksese që kanë mbetur janë ato që kam bërë unë pa Ramën. Parku Rinia, Teatri, se dija dhe unë, se kisha shok ndërtues që t’ua jepja, por mendoja se ishte momenti për t’i thënë ndal prishjeve e shkatërrimeve.

Tani Rama vinte pas meje kur u bë rosaku e atë që bënte qeveria donte ta merrte ai. Tani ke atje 70 kate te ai rosaku, se tani e tregoi fytyrën e vërtetë, kur ka 100% të pushteteve.

Shiko cfarë i bëri Teatrit. Rama ka hyrë thellë në rrugën e paligjshmërisë, korrupsionit, kjo është rrugë e tij pa kthim. Opozita nuk duhet vonuar më ora e përballjes në drejtim të organizimit. Rama do dënohet me ligjet që ka bërë vetë”, tha ai.

/e.d

Next Post
‘Porositësi’, në pranga një polic i burgjeve dhe një ushtarak, detajet e operacionit në Durrës

'Porositësi', në pranga një polic i burgjeve dhe një ushtarak, detajet e operacionit në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vendimi i Hagës, shokues!”- Edward P. Joseph: Serbia do e përdorë për të diskretituar UÇK!

“Vendimi i Hagës, shokues!”- Edward P. Joseph: Serbia do e përdorë për të diskretituar UÇK!

September 17, 2026
Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Media franceze: Shqipëria, mes transformimit modern dhe një trashëgimie të pasur kulturore

September 17, 2026
Çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend, nga interpelancat me 5 ministra, te votimi i formulës për pagat e magjistratëve! Jashtë Parlamentit protestë

Çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend, nga interpelancat me 5 ministra, te votimi i formulës për pagat e magjistratëve! Jashtë Parlamentit protestë

September 17, 2026
“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com