• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unë dua të bëhem ministër…

by Artur Ajazi
17/04/2026 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Pse ndodh kjo, që gjithmonë kur ikin nga posti, shkarkohen ose marrin poste të dorës dytë, të detyruar nga kushtet dhe rrethanat, gjithmonë bëhemi xhelozë, bëhemi si bisha, tjetërsohemi në thelb, dhe e shpiem veten deri tek pragu humnerës?

Natyrisht ndodh sepse jemi akoma 150 vite larg mentalitetit dhe formimit si europianë. Natyrisht ndodh sepse, duam gjithmonë “lart dhe më lart”, edhe kur nuk e meritojmë, edhe kur nuk e bëjmë siç duhet detyrën.

Ndodh sepse jemi shqiptarë, dhe duam edhe në tren, edhe në autobus, edhe në avion, në vendin e parë. More një post, sepse partia erdhi në pushtet.

Padyshim sapo e more, fillove të bësh statuse në fb, nise të dërgosh sms, nise të mbash fjalime edhe kur nuk duhet, dhe ta quash “Shenjtor” shefin.

Kjo padyshim nuk i bën shumë përshtypje “shefit”, sepse ka 30 e ca vite që mban poste drejtuese, dhe është mësuar me lajka zyrash. Por më thelbësorja qëndron në faktin se, kur merret lajmi se “do ikësh nga posti ministrit”, atëhere nis davaja.

Egërsohesh në mimikë, prish gojën për “1 fjalë goje”, u turresh kolegëve dhe shefit, sikur të mos kishin ekzistuar, nis dhe “nxjerr të palarat e pushtetit”, duke harruar se, ke qenë dhe je edhe ti, pjesë e pandashme e atij pushteti që nis dhe ta quash “i kalbur”.

Dyfyrësia nuk ka vend në ata që zgjidhen për të drejtuar. Dyfyrësia nuk ka vend tek ata që sa janë majë postit, tundin “flamurin e europianizmit”, dhe sa bien nga posti, thonë kudo që ndodhen se “unë nuk hesht më, do të flas dhe do përballem me ata që kanë shkatërruar institucionet”. Sa komike, aq edhe dramatike.

Pra, tani që ike nga posti, tani që nuk je më zv.kryeminister, ministër, apo zv.ministër, “hajde ti nxjerrim bojën qeverisjes”. Jo, kjo nuk është e moralshme, kjo nuk është dinjitoze, kjo nuk është metodë europianiste e reagimit dhe sjelljes.

Kjo tregon dobësi mendore, tregon mangësi formimi, dhe natyrën e vërtetë njerëzore, nga e cila ne kemi varësi direkte për sjelljet tona. Tregojnë një ndodhi diku andej nga Kolonja.

U ngrit njëri një ditë dhe tha “dua për grua të bijën e priftit”. Po mire i tha fshati, por ti nuk bën për asgjë.

Dhe prej asaj dite, ai nisi ti godasë me gurë të gjithë, madje edhe familjarët e tij. Kjo ndodh sot edhe me ata, që dje rrethonin “Shenjtorin” e tyre me lëvdata, dhe sot i thonë “ke shkatërruar institucionet”. Kur një njeri i pushtetit drejton dhe mbijeton me dyfyrësi, natyrisht ky është fundi besimit dhe shija e zhgënjimit.

Kur je në opozitë, çdo kush në parti të afrohet, të bën “mik”, të mbush me lëvdata, bën edhe ndonjë “proçkë” për të fituar besimin e kryetarit.

Dhe sa sheh se, pushteti po troket tek dera, ai nuk ngurron të thotë i pari “unë dua të bëhem ministër”. Zbret deri tek niveli i militantit, madje më keq akoma.

Eshtë “bela” e madhe të vish në pushtet. Por më “bela e madhe” është të qeverisësh me të babëzitur, pasi ata nuk njohin kufinj.

Next Post
“Jemi shpresa e vetme”/ Berisha flet nga foltorja: Seriali më gjigant i protestave që ka njohur Shqipëria

“Jemi shpresa e vetme”/ Berisha flet nga foltorja: Seriali më gjigant i protestave që ka njohur Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In