• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë do të flas, por ju duhet të hapni një burg të ri”, Gazetarja tregon fjalinë me të cilën Dumani e nisi përballjen me drejtësinë

by A R
03/06/2022 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Unë do të flas, por ju duhet të hapni një burg të ri”, këto janë fjalët që sipas gazetares Klodiana Lala, vrasësi i penduar i drejtësisë Nuredin Dumani ka nisur rrëfimet e tij para hetuesve.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lala thotë se ngjarjet që kemi parë, për të cilat Dumani ka dëshmuar, janë vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka rrëfyer Dumani para hetuesve.

Klodiana Lala: Dumani në përballjen e parë me drejtësinë e ka nisur fjalinë duke thënë se “unë do të flas, por ju duhet të hapni një burg të ri“. Nuredin Dumani është kontraktuar nga grupe të ndryshme kriminale. Ngjarjet që ne kemi parë, janë vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka deklaruar Dumani.

Lala thotë se pas deklarimeve të Dumanit, Prokuroria e Posacme është fokusuar kryesisht në ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës. Teksa është ndalur në krimet e ndodhura në Lezhë, Lala ka folur dhe për rastin e vrasjes së Aleksandër Ndokës, vëllait të ndjerë të ish-deputetit socialist Arben Ndokës.

Po ashtu, i ftuar në “Opinion” Artan Hoxha para se ta merrte fjalën Klodiana Lala, ka thënë se Dumani ka përmendur emrin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të cilin ka thënë se ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti.

Klodiana Lala: Prokuroria e Posacme është fokusur në 3 qytete: Në Durrës ku kanë ndodhur disa ekzekutime mafioze, ku mendohet se të përfshirë direkt dhe indirekt kanë qenë Nuredin Dumani dhe Enrik Hoxhaj, është fokusuar në Lezhë, aty ku Tani e përmendi pak, por historia është pak më ndryshe sepse në rastin e Aleksandër Ndokës, autorët, ekzekutorët mendohet se kanë qenë një grup nga zona e Niklës në Krujë të cilët më pas kanë patur një tentativë për të patur një marrëveshje me familjen Ndoka, por kjo nuk është arritur sepse kryeplaku i cili hyri në lojë për të bërë pajtimin mes palëve u arrestua për çështjet e trafikut të drogës. Këto janë të gjitha me përgjime. Vrasja e Aleksandër Ndokës, siç thotë Tani e ka zanafillën në Nikël, nga Nikla shkon në Lezhë.

Blendi Fevziu: Aleksandër Ndoka është vëllai i ish-deputetit…?

Klodiana Lala: Po, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka. Nga Lezha shkon në Shkodër. Pas vrasjes së Alkesandër Ndokës që përmendet në dëshmi, unë nuk kam detaje me emra konkretë, por di që e ka përmendur. Ka patur dhe një seri ekzekutimesh të dyshuara në lidhje direkte dhe indirekte me këtë ngjarje. Ndërkohë ka folur dhe për ngjarje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Gjatë fjalës së saj, Lala ka thënë se Dumani po ashtu ka folur për 50 ngjarje kriminale në deklarimet e tij para hetuesve.

/a.r

Next Post
“Nëse do ishim në NATO, nuk do kishte luftë”/ Zelensky, i ashpër: Po na mbaron durimi me negociatat

Zelensky: Kemi humbur 20 % të territorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com