• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unë, deputeti i qytetarëve apo i partisë?!

by Agron Gjekmarkaj
06/09/2022 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Nuk jam identifikuar asnjëherë me formen.

Ekzistencen publike se kam bazuar kurrë tek postet ndonëse i respektoj ato si nderim ndaj shtetit. Nuk i kam kerkuar ato që të bëhem i njohur permes tyre por as kam ndermend të shnderrohem në një skematik prej peshes së tyre.

Rikthimin tek analiza politike nuk e gjykoj një braktisje të detyres së deputetit apo të zevendes kryetarit të Kuvendit të Republikes perkundrazi forcim e humanizim të profilit të tyre.

Nese unë i heq vetes titujt politik në emisionet e darkes që në çdo rast janë e do të jenë të perkohshem sepse as në ëndrren më joshese nuk e rendis veten tek “të perjetshmit” e bëj që qytetaret shqiptarë të kenë një instrument më shumë për të bërë dritë mbi politiken , politikanet dhe institucionet tona. Me këtë nuk po them që i shmangem
pergjeqësisë që me aq sa mundem e di ti justifikoj ato.

E pazakontë por jo e pamundur të gjesh forcen për të folur edhe kur je brënda, të rrefesh ” Hadin” e perditshem, të demistifikosh tabutë, të relativizosh veten dhe të tjeret e mbi të gjitha të thuash të verteten tënde në menyrë të multiplifikuar i vetedijshem që salla e parlamentit dhe mikrofoni i mbrembjes janë kalimi mes “Shiles dhe Karibdes”.

Në çdo tryeze debati duhet që ideja të matet me idenë , fakti me faktin dhe jo njerzit trup me trup !
Nuk kam qënë asnjeherë i paanshem është pikerisht anësia ajo që më ka bërë pjesë e trupes politike të PD ! Por kam bërë perpjekje të jem i pergjegjshem.

Tek identiteti i çdo individi anësia dhe anësitë nuk janë detaje por shnderrohen në tipare të tij. Tek anësia të çon besimi tek një ide, kauzë, person, grup njerzish apo formacion politik! Kjo është pjesë e subjektivitet njerzor.

Nuk e vë doren në zjarr që ndokush ka mbetur i paanshem në menyrë të njëtrajtshme keto 32 vite liri, as gjykatesit as të gjykuarit. Rikthimi tek analiza politike nuk më çon tek paanshmeria por tek mundesia që të mbroj më shumë e më shpesh , interesat e qytetarve si dhe bindjet e mia.

Sot vendi ynë në kushtet e emergjences demokratike, të korrupsionit si kryefjalë dite, të krimit si ligj nate, të eksodit si rezultat stine, të vrasjes së shpresës si konkluzion viti, ka nevojë për shtimin e zërave opozitarë, për shfaqjen e tyre sa më shpeshtë dhe kjo nuk bëhet vetem në parlament por edhe në media.

Qeveria e Edi Rames prej vitesh e ka penguar perballjen televizive me perfaqesuesit e opozites por ënde jo me ata të analizes. Unë në këtë perballje nuk dua të mungoj , nuk do të mungoj paçka se i “maskuar” si Uliksi në shtepinë e tij të mbushur me “metonjes” ! Rrefimi e bën njeriun të lirë.

Opozitarizmi dhe opozita kanë nevojë për këtë. Ata që shqetesohen nga prezenca ime në media si ” analist” ” publicist” a ” pedagog” si ndihmoj dot , nuk ju plotesoj dot deshiren , nuk jua qetoj zhgenimin, zemerimin , ulerimen apo mllefin! Të qenit deputet nuk e perjashton të qenit edhe analizues e komentator i politikes. Qysh nga kodi i Hamurabit e ketej askund nuk është e shkruar as e thënë.

Një gjë e di me siguri, që doren në xhep për ti zhvatur rryshfet apo edhe një kafe nuk ja kam futur kujt kurrë dhe gjithmonë jam “larë” në djersen time. Ata që nepermjet politikes u kanë sherbyer vetem interesave të veta dhe të familjeve të tyre duke vjedhur, duke vrarë, duke genjyer e shantazhuar drejtperdrejt apo me sejmen gagaçë nuk më kompleksojnë.

Ngjarjet e një viti në PD , ndarja de facto e partise ne dy grupime, një më i madh e një më i vogel ma bejne edhe me te detyrueshme te qenit deputet qe i pergjigjet zgjedhesve më shumë se partisë apo per më teper korenteve brenda saj dersia kjo faze dramatike të permbyllet në legalitet.

Pas ngjarjeve te janarit kam deklaruar qe primare në punen time si deputet do jete ndergjegja ime e jo urdherat apo kapelet partiake.

Secili bën opoziten e tij i mbuluar me nderin apo turpin e vet.

Në luftrat civile ( edhe brënda një formacioni politik) çdo fitore në fund është një disfatë dhe luginat e saj kanë nevojë të mbushen me armiq ose më saktë me imazhin e tyre të perdhosur !!

Next Post
Hetimet e SPAK/ ‘Shpërthen’ Meta: Nuk më interesojnë! Le të hetojnë çfarë të duan, unë jam përballë…

Akuzon e sulmon, për më tepër vulgarisht/ Gjëja e thjeshtë që s’kupton ky njeri….!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In