• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë dëgjoj intervista hajvanësh”/ Nga pjesëmarrja në politikë tek “Grande Fratello VIP” e dhuna verbale, flet Ilir Shaqiri

by Java News
30/03/2022 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një postim i Iliri Shaqiri ku shkruhej “Unë kur shikoj intervista hajvanësh”, bëri xhiron e rrjetit pak ditë më parë. Në rrjet u komentua se kjo irioni është për aktoren Monika Lubonja, por vetë fituesi i “Big Brother VIP” nuk do të përmendë emra konkretë rreth këtij statusi.

I pyetur se për kë ishte kjo deklaratë, balerini u shpreh se është për ish-banorët që kanë folur në intervista për gjëra që nuk kanë ndodhur apo gjëra që ata i kanë imagjinuar.

“Nuk është problemi për kë, sepse e kam patur në përgjithësi. Gjëra tendecioze dhe të pavërteta kam dëgjuar gjithë kohës. Me hajvanlliqe unë nënkuptoj një gamë shumë të gjerë. Kjo fjalë përfshin ato që dëgjova nga disa banorë nëpër intervista duke u shprehur rreth disa gjërash që nuk kanë ndodhur ose ata thjesht i kanë imagjinuar. Siç kanë imagjinuar edhe brenda shtëpisë. Si brenda, si jashtë njeriu është ai që është. Nëse ne përballemi me një publik për 24 orë, në fund do të dalë fytyra jote.”- u shpreh ai në një intervistë për A-Show.

Ndonëse për momentin, ashtu si shumë nga pjesëmarrësit në reality-shown e famshëm, gëzon popullaritet të madh, Iliri thotë se nuk e sheh veten në politikë. Edhe pse pranon se arti është i lidhur me politikën, ai vetë nuk planifikon të bëhet pjesë e saj. Të paktën për momentin.

“Unë jam artist. Me politikë nuk kam dëshirë të merrem. Unë thjesht jam për artin dhe për punën. Ndonëse unë mendoj se arti është i lidhur me politikën, si të gjitha fushat e jetës. Ai moment që unë po jetoj është shumë i bukur. Qëllimit tim ia arrita: Të tregoja kush isha.”- deklaroi balerini.

Nëse për politikën nuk është i interesuar, a mendon ai të marrë pjesë në “Grande Fratello VIP” në Itali? Mundësit ekzistojnë. Madje Iliri tha është duke folur për tu bërë pjesë e tij por, ende nuk e ka vendosur nëse do marrë apo jo pjesë.

“Grande Fratello nuk e kam ndjekur shumë. Njoh shumë artistë që kanë qenë pjesë e tij. Unë sot isha duke folur për të marrë pjesë. Nuk është një ide që më çmend nga gëzimi sepse atë që doja e arrita. Të bashkëjetosh katër muaj me bashkëkombasit e tu dhe ta bësh këtë gjë me njerëz që nuk janë shqiptarë janë dinamika të ndryshme.”

Është e pashmangshme që figurat publike përveç fansave mos të kenë edhe kritikë apo njerëz që nuk i duan. Balerini u shpreh i keq ardhur dhe tha se ka përjetuar dhunë verbale nga shumë komentues në rrjetet sociale lidhur me raportet me të bijën apo bashkëshorten.

“Me vjen keq për këto komentet. Njerëzit janë shumë negativë. Njeriu mund të kritikojë por jo të jetë hajvan. Këtë e kam për njerëzit që nga mënyra se si shkruajnë. Dhuna verbale që krijojnë në rrjetet sociale për marrëdhëniet bashkëshortore apo marrëdhënies prind-fëmijë, është e patolerueshme.”- tha balerini.

Marrëdhënia e Ilirit me bashkëshorten e tij, Emanuela, është komentuar shumë nga njerëzit pasi ai tha se e ka tradhtuar për tre vite kohë më parë. Kjo nuk u harrua nga fansat e konkurrentëve të tjerë që e përdornin në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, puthjet në buzë të Ilirit me vajzën e tij kanë shkaktuar po ashtu shumë polemika dhe komente negative.

E duket se ai u referohet këtyre dy rasteve./m.j

Next Post
“KPA”/ Debati mes vëzhguesit të ONM e prokurores Imeraj, dyshime për denoncuesen si e destabilizuar mendërisht, kallëzoi më herët Biden e Xi Jinping

"KPA"/ Debati mes vëzhguesit të ONM e prokurores Imeraj, dyshime për denoncuesen si e destabilizuar mendërisht, kallëzoi më herët Biden e Xi Jinping

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In