• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë bëra misionin tim”, Sonila Meço reagon pas kritikave për intervistën me Haradinajn: Mos u tutni e mos u trazoni

by Java News
13/02/2019 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar pas intervistës me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ku në fokus ishte qëndrimi i tij në lidhje me marrëveshjen e korrigjimeve të kufijve me Serbinë.

Deklaratat e tij mbrëmjen e djeshme “trazoi ujërat”, duke hapur kështu një debat në publik.

Por, Meço vënë përball zërave të cilët hedhin dyshime mbi gazetarën, ka zgjedhur të reagoj duke u shprehur se ajo thjeshte ka bërë punën e saj.

Gazetarja thekson se kjo është detyra e saj dhe misioni i çdo gazetari të cilët i bën të ftuarit të flasin hapur për qendrimet e tyre në lidhje me çëshhtje të ndryshme.

Postimi i plote:

Në një intervistë ekskluzive për Tempora, në Ora Neës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bën deklarata të forta, ngre akuza të drejtpërdrejta si asnjëherë më parë mbi çështjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një moment kaq të rëndësishëm dhe delikat, kur nga kreu i qeverisë së një shteti të pavarur, njëherazi ish luftëtar i UÇK-së artikulohen ide dhe mesazhe të drejtpërdrejta në drejtim të komunitetit ndërkombëtar, politikës në Kosovë, asaj në Shqipëri, liderve të tyre, mediave dhe shqiptarëve, në kushte të një informacioni të paqartë dhe mungese absolute transparence nga aktorët, që kanë propozuar një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, që mund të prekë kufijtë mes tyre, më e rëndësishmja është të bëhen të gjitha pyetjet, të shtrohen të gjitha dilemat, të dëgjohemi e flasim duke guxuar të hapim të gjitha dyert e mbyllura përtej të cilave tentohet me shumë forma të vendoset fati i një vendi.

Për këtë, çdo pikpyetje, dyshim a dilemë që sot endet në mendjen e çdo shqiptari mbi fatet e Kosovës e Shqipërisë duhet të marrë përgjigje nga ata që janë në krye të tyre.

Ramush Haradinaj e bëri, foli hapur, pa asnjë drojë për Kosovën sipas tij, për qëndrimin e tij të prerë mbi të ardhmen dhe tërësinë territoriale të saj, për ndikimin e armiqve të Kosovës, për rusët që po ushtrojnë çdo lloj ndikimi deri në blerje politikanësh, analistësh e mediash për të imponuar një axhendë të tyren. Ky është misioni i medias, të guxojë të arrijë tek e vërteta, në kërkimin e pakompromis të saj, duke pyetur, marrë përgjigje.

Patjetër në kohë si këto ka nga ata, që shqetësohen nga përgjigjet e deklaratat e kryeministrit Haradinaj. Ka nga ata që do të donin të mos prekej asfare kjo çështje në mediat shqiptare, duke u shqetësuar nga pyetjet e gazetarëve.

Ndaj detyra primare e medias, asaj që nuk shantazhohet, nuk blihet e nuk ka asnjë axhendë veç interesit publik është t’i trazojë, të marrë qëndrime në vetën e parë, të bëjë protagonistët të flasin. Vetë media e politika sot duhet të shqetësohen nga akuzat e Haradinajt.

Por mbi të gjitha, sot kemi një intervistë e deklarime me zë e figurë nga lideri i Kosovës mbi vendosmërinë e tij për të detyruar komunitetin ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Serbinë për njohjen e Kosovës. Nuk do të mund të përftojmë kurrë qëndrime në vetën e parë pa bërë të gjitha pyetjet.

Ky është misioni i gazetarit, kush tutet për ta bërë a kush trazohet fort prej tyre, arsyet duhet t’i gjejë tek qëllimet e tij.

Next Post
“Operacioni fshesa” në Hipotekën e Durrësit, Gjonaj: Shkarkohen nga puna 6 zyrtarë të tjerë

“Operacioni fshesa” në Hipotekën e Durrësit, Gjonaj: Shkarkohen nga puna 6 zyrtarë të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In