• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë bëj punë burrash…”, Balluku i përgjigjet Berishës për aromat e parfumeve në parlament

by A R
04/12/2024 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua një tryezë diskutimi për dhunën ndaj grave në hapësirën dixhitale. E ftuar ishte edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku. Ajo u shpreh se secila prej të ftuarave në tryezën e diskutimit janë viktimë e ndasisë gjinore qoftë në hapësirën dixhitale, por edhe në jetën reale.

Ajo u ndal edhe tek deklarata e një dite më parë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh se mezi qëndron në parlament “nga gërshetimi i aromave të parfumeve më të kushtueshme”.

Balluku tha se deputetet nuk kanë hyrë në parlament për erën e parfumeve dhe nuk beson se ka njeri aftësi nuhatjeje për të ndarë se sa të shtrenjta janë ato që përdorin, çmimet e të cilave sipas zv/kryeministres variojnë nga më minimalet.

“Sot shikoja lajmet dhe pavarësisht se unë dje dhe koleget e mia kemi qenë në seancën parlamentare na merr dhe ne ajo rutina dhe ca gjëra i dëgjojmë, ca nuk i dëgjojmë. Po dëgjoja prononcime e copëza të ndryshme të mediave. Dëgjoja kolegët tanë deputetë, nuk po i ndaj majtas apo djathtas, se ka pak rëndësi sot këtu jemi të gjithë bashkë tek flisnin që ajo sallë ka erë parfumesh të shtrenjta. Se zakonisht gratë janë ato që mbajnë parfume apo akuzohen për parfume. Unë nuk e di që në sallën parlamentare ne kemi hyrë që të na mbajnë erë parfumet të cilat kushtojnë nga 100 Lekë edhe shumë më shumë, por nuk e di kush i ka këto aftësi nuhatjeje për t’i ndarë se sa të shtrenjta janë dhe pastaj e thënë nga ai që po e thoshte nuk besoj që e ka këtë nuhatje në këtë moshë”, tha Balluku.

Po ashtu u ndal edhe tek kolegët e tjerë deputetë që kanë treguar gratë në parlament nga pamja e tyre. Sipas Ballukut, pamja e deputeteve në parlament nuk ka rëndësi, por roli i tyre. Këtu u ndal edhe te detyra e saj si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke veshur çizmet e duke u futur nëpër kantiere, për të bërë, sipas saj, një punë burrash.

“Ose dje kam dëgjuar një tjetër përfaqësues të politikës që tregonte se si ka ndryshuar disa prej grave të parlamentit në pamjen e tyre. Nuk e di se çfarë rëndësie ka pamja në rolet që kemi në parlament. Nuk e di sa e rëndësishme është pamja e një drejtuesi komisioni? Nuk e di sa e rëndësishme është pamja ime sepse unë vesh çizmet dhe i futem baltës nëpër kantiere dhe bëj punë burrash. Supozohet se është punë burrash se ne këtu kemi profesoreshën që vjen nga një fushë e supozuar burrash, inxhinieria e ndërtimit”, tha Balluku.

/a.r

Next Post
“I ka rezistuar kohës”/Karamuço për ministrin Ervin Hoxha: Është investim i partnerëve

'Moska do destabilizimin e rajonit', Hoxha: 90% e propagandës ruse bëhet në gjuhën serbe! Ka edhe portale në shqip

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    E shikoni misin e k/hajdutit,thote beje pune burrash,sna tregoje cila eshte puna e burrave.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In