• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UNDP Albania vlerëson sipërmarrjet e qëndrueshme / Grupi Balfin fiton çmimin për Politikat ESG dhe përgjegjshmërinë sociale të korporatës

by A R
21/11/2024 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edicioni i dytë i “Vlerësimit të Sipërmarrjeve të Qëndrueshme”, organizuar nga UNDP Albania dhe i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), është përmbyllur duke shpallur mes kompanive të shumta pjesëmarrëse, pionerët – ata të cilët aktivitetin në vend e kanë të pandarë nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG). Grupi BALFIN u vlerësua për implementimin e praktikave ESG dhe për përgjegjshmërinë sociale të korporatës.

Këtë vit u shënua edicioni i dytë i “Vlerësimit të Sipërmarrjeve të Qëndrueshme”, një nismë e ndërmarrë nga UNDP Albania dhe e financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA). Kjo nismë synon të promovojë sipërmarrjet që operojnë në Shqipëri, të cilat tregojnë përkushtim të veçantë ndaj qëndrueshmërisë dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) – të njohura botërisht si standarde thelbësore dhe inkurajuese për një jetesë dinjitoze dhe me mundësi të barabarta.

Eventi bëri bashkë përfaqësues të lartë të qeverisë, drejtues e përfaqësues kompanish, si dhe aktorë të angazhuar për impakt pozitiv, si mbrojtës mjedisi dhe novatorë të përkushtuar ndaj çështjeve sociale dhe mjedisore.

Në mesin e rreth 70 kompanive pjesëmarrëse nga sektorë të ndryshëm, Grupi BALFIN, i pozicionuar në listën e kategorisë së kompanive të mëdha, arriti të vlerësohej për iniciativat, punën dhe lidershipin e treguar në praktikat e qëndrueshme, si për biznesin, ashtu edhe për komunitetin.

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, e pranishme në ceremoni, u shpreh:

“OKB-ja është e lumtur të vlerësojë sipërmarrjet në Shqipëri që po vendosin një shembull kuptimplotë duke krijuar vende pune cilësore, reduktuar ndikimin e tyre në mjedis dhe integruar qëndrueshmërinë në praktikat e tyre bazë të biznesit. Këto sipërmarrje vizionare jo vetëm që fokusohen në të tashmen, por po ndërtojnë aktivisht një të ardhme të qëndrueshme për bizneset dhe komunitetet që u shërbejnë.”

Çmimi i marrë nga Grupi BALFIN finalizoi një proces të gjatë vlerësimi, të ndarë në disa faza, duke përfshirë këtu rishikimin e të dhënave, kontrollin e përshtatshmërisë, vlerësimin e jashtëm nga një panel ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë në biznes, si dhe një vlerësim të thelluar dhe përfundimtar, po prej ekspertëve të fushës.

Grupi BALFIN ka 5,300 punonjës dhe shtrihet në industri si: shitja me pakicë, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, industria bankare, turizmi, menaxhimi i aseteve, etj. Me një shtrirje të gjerë gjeografike, në 11 shtete dhe 2 kontinente, BALFIN operon në biznes duke ndikuar në përmirësimin e standardeve dhe kushteve të punës, infrastrukturës, kujdesit shëndetësor, edukimit dhe kulturës. Kompanitë e Grupit BALFIN bëhen pjesë e komuniteteve ku ndodhen të pranishme edhe nëpërmjet investimeve sociale, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e jetesës.

Next Post
VIDEO / Rama prezanton projektin e ri të Ujrave Termale të Bënjës në Përmet

VIDEO / Rama prezanton projektin e ri të Ujrave Termale të Bënjës në Përmet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

February 20, 2026
Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

February 20, 2026
U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

February 20, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

February 20, 2026
Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

February 20, 2026
Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

February 20, 2026
“Rama është kufomë politike e kalbur”, Berisha: Do ta tërheqim si Enverin nga zyra

“Rama është kufomë politike e kalbur”, Berisha: Do ta tërheqim si Enverin nga zyra

February 20, 2026
Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë

Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë

February 20, 2026

Tre gënjeshtra me të cilat opozita gënjen veten

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In