• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndodh për herë të parë! KPK tejkaloi kompetencat për gjyqtaren e sapo emëruar, KPA kthen në detyrë Semiramis Hoxhollin

by S T
21/11/2024 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegji rrëzon vendimin e KPK për Gjyqtaren Administrative të Tiranës Semiramis Hoxholli dhe e rikthen atë në detyrë.

Kolegji vendosi të mërkurën që të prishë vendimmarrjen e Komisionit me katër vota pro dhe një kundër për shkarkimin nga detyra të Gjyqtares Hoxholli, duke e rikthyer atë në detyrë. Si klauzole ishte konstatimi si shkelje nga ana e KPK e cila nuk duhet ta kishte kontrolluar fare gjyqtaren pasi ishte e sapo emëruar në detyrë dhe nuk ishte subjekt i kontrollit të vettingut.
Vendimi konsideron të pabazuar vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kishte shkarkuar më parë nga detyra Gjyqtaren Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Semiramis Hoxholli. KPA deklaroi në orët e vona të të mërkurës prishje të vendimit të KPK dhe urdhëroi si dhe të pushojë çështjen si të marrë tej juridiksionit të KPK.

KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës se trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e Hoxhollit, vendosi me katër vota pro dhe një kundër (shumicë votash) të prishë vendimmarrjen e Komisionit dhe të pushojë gjykimin e çështjes.
Semiramis Hoxholli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016. Pas një periudhe si gjyqtare stazhiere në Gjykatën e Tiranës, ajo u emërua në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku e ushtroi funksionin deri në momentin e shkarkimit nga detyra.
Me vendimin nr.452, datë 24.09.2021, Komisioni pasi arriti në konkluzionin se, subjekti i rivlerësimit znj.Hoxholli kishte arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë si dhe kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, e shkarkoi atë për kriterin e kontrollit të figurës pasi u përfundua se ajo kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm në lidhje me këtë kriter. Nga Komisioni u konstatua se ajo nuk kishte deklaruar dënimin e vëllait të saj për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”. Pretendimet e gjyqtares Semiramis Hoxholli për padijeni për dënimin e vëllait në Greqi si i ikur kur ajo ishte vetëm 13 vjeç nga Shqipëria si dhe faktit penal e dënimit të tij të ndodhur gati dy vite përpara edhe se ajo të bëhej pjesë e Shkollës së Magjistraturës, nuk u konsideruan bindëse dhe në përputhje me provat prej Komisionit. Për rrjedhojë, ai vendosi shkarkimin e saj për mosdeklarim të vëllait si kontakt i papërshtatshëm.
Anila Hoxha raporton për Top Channel se në ankimin e drejtuar KPA kundër vendimit të Komisionit, Hoxholli ngriti dy shkaqe: së pari, të mos konsiderohet subjekt i ligjit të vettingut nr.84/2016, ndërprerjen e procesit të rivlerësimit të nisur ndaj saj si proces që s’mund të niste, e meqë ka nisur, nuk mund të vazhdojë, pasi ajo nuk ka qenë subjekt rivlerësimi në kohën kur është emëruar nga KLD dhe, së dyti, në rast të shqyrtimit të çështjes në themel nga Kolegji, ajo kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK dhe konfirmimin në detyrë.
Kolegji i konsideroi ta bazuara shkaqet e ankimit te ngritura nga Hoxholli duke konstatuar se ” Ankuesja e ka fituar statusin e magjistratit me emërimin e saj si gjyqtare me Vendimin nr.3, datë 20.01.2017 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe është caktuar në detyrë me Vendimin nr.13, datë 10.02.2017 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Referuar ndryshimeve kushtetuese të miratuara me ligjin nr.76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të cilat kanë hyrë në fuqi në datën 10.08.2016 dhe ligji nr.84/2016, i cili ka hyrë në fuqi në datën 08.10.2016, Kolegji vlerësoi se ankuesja kishte fituar statusin e magjistratit pas hyrjes në fuqi të nenit 179/b, pika 3 e Kushtetutës dhe të nenit 3 pika 16 të ligjit nr.84.2016. Për rrjedhojë, Kolegji vlerësoi se ankuesja nuk bënte pjesë në rrethin e subjekteve të përcaktuara nga këto dispozita e që duhet t’i nënshtrohen rivlerësimit kalimtar ex officio prej organeve të rivlerësimit.
Bazuar në nenin 179/b të Kushtetutës, i cili përcakton se subjektet e rivlerësimit janë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë si edhe në interpretim të nenit 136/a, pika 1 e Kushtetutës, dhe nenit 160 pika 2 gërmat “a” dhe “b” të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe Prokurorëve në RSh”, i ndryshuar, Kolegji vlerësoi se ankuesja duhet t’i nënshtrohej regjimit të përcaktuar nga ky ligj, në zbatim të kontrollit të juridiksionit të përgjithshëm të ushtruar tashmë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe të mos i nënshtrohej kontrollit të posaçëm të rivlerësimit nga organet e vettingut.
Në mbështetje të konkluzioneve të mësipërme, Kolegji çmoi se Komisioni ka vepruar në tejkalim të juridiksionit të tij rivlerësues, kur ia ka nënshtruar ankuesen procesit të rivlerësimit. Në këto kushte, vendimi i Komisionit, i dhënë në mungesë të juridiksionit të tij dhe pa pasur për pasojë as kompetencë lëndore për të vendosur për kontrollin e ankueses, është një vendim i marrë në tejkalim të ligjit dhe, si tillë, duhet të prishet.
Trajtimi i pretendimeve të tjera të subjektit, që lidhen me procesin e rregullt dhe me kriterin e kontrollit të figurës, u konsideruan prej Kolegjit pa relevancë dhe të panevojshme për trajtim, duke qenë se vendimi i Komisionit, u vlerësua se duhej prishur për mungesën e juridiksionit të organit për të kryer rivlerësimin ndaj ankueses. Me mosqenien subjekt rivlerësimi në kuptim të ligjit, vendimi i shkarkimit për rrjedhojë është nul dhe konsiderohet sikur të mos jetë marrë kurrë, duke i hapur rrugën subjektit drejt rikthimit në detyrën që kishte, si Gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Si vendim i marrë në tejkalim të kompetencës së tij lendore për shkak të juridiksionit për trajtimin e çështjes, Kolegji përfundimisht vlerësoi se vendimi nr. nr.452, datë 24.09.2021 i KPK duhet të prishet e çështja të pushohet.

Next Post
Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe! Rotacion dhe në strukturat e hetimit të krimit

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe! Rotacion dhe në strukturat e hetimit të krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

Gjermania drejt pensionit në moshën 70-vjeçare, Merz mbështet reformën historike

June 24, 2026
24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

June 24, 2026
Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

June 24, 2026
Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

June 24, 2026
Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

June 24, 2026
“Kam qenë veç te dyqani i Celtic”, Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

Gjyqi në themel, avokati i Kryemadhit refuzon t’i kontrollojnë çantën, mbetet jashtë seancës

June 24, 2026
“Latitudes”: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

“Latitudes”: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

June 24, 2026
BE ulet në tryezë me talebanët, një regjim që nuk e njeh zyrtarisht! Reagime të forta…

BE ulet në tryezë me talebanët, një regjim që nuk e njeh zyrtarisht! Reagime të forta…

June 24, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, shenjat që duhet të tregojnë kujdes sot

June 24, 2026
Rama në selinë rozë, mbledh urgjent ministrat dhe drejtuesit politikë

Rama në selinë rozë, mbledh urgjent ministrat dhe drejtuesit politikë

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In