• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Unaza/ Protestuesit te Astiri peticion Presidentit për hetimin e projektit

by Java News
18/01/2019 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Astirit kanë dalë edhe këtë të premte në protestë duke bllokuar rrugën kryesore ndërsa i  kërkojnë qeverisë anullimin e projektit të Unazës së re.  Me thirrjet  “Rama ik”,  “Poshtë projekti” “Shtëpiat tona janë me gjak”,  “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “Qeveri hajdute” banorët e Astirit banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të unazës  kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre, ndërsa i kanë bërë thirrje qeverisë të anullojë sa më parë projektin e Unazës së Madhe, pasi nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre .

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme njëri prej banorëve u shpreh se institucioni i prokurorisë së përgjithshme duhet të nisë hetimet dhe të bllokojë punimet për zbatimin e projektit unazës së re .”Vendosini përpara drejtësisë ata që kanë marrë pjesë në këtë aferë korruptive. Do të bëjmë një peticion të cilin do t’ia dërgojmë Presidentit për të thirrur një komision hetimor për ndjekjen e hetimeve për këtë aferë korruptive”, u shpreh një nga banorët.

Banorët kanë firmosur një peticion për t’ia dërguar, Presidentit të Republikës Ilir Meta, ku këtij të fundit i kërkohet të ngrejë  një komision hetimor për të hetuar projektin e “Unazës së re”.Mësohet se ata kanë firmosur një kërkesë për ngritjen e një grupi hetimor ku kërkojnë hetim për projektin e Unazës së Madhe.

Ashtu si çdo ditë në protëstë isht i pranishëm edhe deputeti i Partisë demokratike Klevis Balliu i cili vijoi të akuzojë Kryeministrin  Edi Rama duke e cilësuar projektin e ndëramrrë nga qeveria një aferë korruptive .

“Kemi të bëjmë me një tenderim korruptim që në fillim të tij. Ku është buxheti i shtetit sot, është në Surrel. Ndaj sot të gjithë duhet të bashkohen kundër Ramës. Çdo qytetar duhet të vijë këtu për të mbrojtur shtëpiat e këtyre banorëve. Lufta kundër Ramës bëhet për të mbrojtur Shqipërinë nga të gjithë këta tradhëtarë që duan vetëm ta nëpërkëmbin Shqipërinë, që duan të largojnë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Kjo qeveri nuk duhet toleruar më sepse për të mbrojtur vendin tonë ne do të përdorim cdo lloj mjeti për të shpëtuar atë nga ky grup hajdutësh, nga këta horra që po i marrin frymën shqiptarëve”, u shpreh Balliu.  

Protesta e banorëve të zonës së Astirit, ka filluar prej më shumë se dy muajsh ku një pjesë e banorëve të Unazës së Re që preken nga projekti, i kanë pa leje dhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë ashtu si pjesa tjetër./a.meta

Next Post
Ka afro 100 mld $ pasuri, por Bill Gates pret në rradhë për një hamburger 7.68$

Ka afro 100 mld $ pasuri, por Bill Gates pret në rradhë për një hamburger 7.68$

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In