Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot operacionin për prishjen e ish-godinës së INSIG. Ky operacion zhvillohet në kuadër të projektit “Ndërtimi, rikonstruksioni dhe rinovimi i Unazës së Vogël, Tiranë”. Godina është disa katëshe, ndërkohë që IKMT punon në bashkëpunim me strukturat e Bashkisë Tiranë, Policisë së Shtetit dhe disa institucioneve të tjera. Për pronarët e këtij objekti, ka një vendim shpronësimi nga Këshilli i Ministrave.
Në Vlorë, IKMT është në ditët e fundit të mbylljes së operacionit për projektin e Transballkanikes. IKMT kishte planifikuar të prishte rreth 180 objekte me madhësi, sipërfaqe dhe funksione të ndryshme.
Në asnjë prej operacioneve të zhvilluara sot nga IKMT nuk ka pasur incidente. (javanews / r.a)