• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Unaza e Re, VOA: Institucionet e ndihmuan “DH Albania” për të marrë licencën

by A R
09/01/2019 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri zbulohen detaje të tjera lidhur me kompaninë DH Albania e cila fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re në Tiranë, duke përdorur dokumenta të falsifikuar të një kompanie amerikane Dunwel Haberman.

Zëri i Amerikës ka siguruar informacione që dëshmojnë se administrata shqiptare ka ndihmuar kompaninë DH Albania për marrjen e licencës së ndërtimit në zbatim, duke nisur procedurat, përpara se vetë kompania të rregjistrohej zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit

Në fund të dhjetorit, duke folur për rastin e kompanisë DH Albania, kryeministri Rama deklaroi se “kompani që hyjnë me letra të falsifikuara nëpër tendera ka në të gjithë botën. Një qeveri, një ministri, një ministër nuk gjykohen nga fakti nëse hyn apo nuk hyn një kompani me letra të falsifikuara. Gjykohen nga mënyra sesi reagojnë në momentin kur fakti konstatohet… Përsa i përket rastit në fjalë, ku është korrupsioni që ka ndodhur, që të jem unë i qartë? Si?” u shpreh ai.

Që prej momentit, kur emisioni “Të Paekspozuarit” në News 24, zbuloi në fillim të dhjetorit, se kompania DH Albania kishte fituar 30 milionë Euro në dy tendera përmes një serie dokumentash të falsifikuara, në disa dalje publike kryeministri Edi Rama i mëshoi faktit se bëhej fjalë, sipas tij, thjesht për një mashtrim nga ana e kompanisë. Tenderat e fituar u anuluan dhe për këtë çështje ka nisur një hetim i prokurorisë.

Por informacionet e siguruara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë se institucionet shqiptare duket se janë vënë në shërbim të plotë të kompanisë, madje edhe në shkelje të rregullave dhe kërkesave ligjore.

Sipas një përgjigjeje zyrtare, që Ministria e Infrastrukturës i ktheu kërkesës për informacion nga Zëri i Amerikës, rezulton se “Shoqëria DH-ALBANIA, degë e shoqërisë së huaj, me kërkesën e saj të datës 13.07.2018, shoqëruar me dokumentacion përkatës, ka aplikuar për njehsimin e licencës së huaj, në fushën e zbatimit në ndërtim”, thuhet në shpjegimin dhënë për Zërin e Amerikës.

Referuar faqes zyrtare të ministrisë së Infrastrukturës, në seksionin për formularët e aplikimit për ekuivalentimin e licencës së shoqërive të huaja, (http://infrastruktura.gov.al/formular%20aplikimi-3/) në kërkesat e renditura për aplikim, pika b) parashikon dhe paraqitjen e “esktraktit historik, apo ekstraktit për të dhënat e subjektit të rregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me të cilën dëshmohet ndër të tjera, lidhja e shoqërisë së krijuar, që kërkon të licensohet, me atë të vendit të origjinës që disponon licencë profesionale, veprimtaria dhe statuti aktiv i shoqërisë”.

Por më datë 13 korrik, kur është bërë aplikimi, shoqëria DH Albania ishte ende inekzistente. Referuar Qendrës Kombëtare të Biznesit, data e saj e regjistrimit figuron 18 korriku 2018, me përfaqësues një 26 vjeçar të panjohur Avdjol Dobin. Është e pakuptueshme se si Sekretariati i Komisionit të Licencave, ka nisur procedurat mbi një entitet, që deri në atë moment nuk ekzistonte. Sikundër është e paqartë, se çfarë dokumetacioni, kompania ka paraqitur për t’u identifikuar si DH Albania, duke qenë se e ka patur të pamundur të dorëzojë një ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Komisioni i Licencave, i cili drejtohet nga Gerta Lubonja, e emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave, ka në përbërjen e tij dhe tre drejtorë të Ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjitikës. Bazuar në afatet kohore të ushtrimit të aktivitetit të tij, të publikuara deri pak ditë më parë në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës (http://infrastruktura.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/aAFATE.pdf ) “dokumentacioni i shoqëruar me material përmbledhës të hartuar nga sekretariati teknik, i vihet në dispozicion anëtarëve të Komisionit 3 ditë pune përpara datës së përcaktuar për zhvillimin e mbledhjes”.

Licenca për DH Albania është dhënë në mbledhjen e datës 30 Korrik, e cila ka qenë ditë e hënë. Për pasojë, dokumentacioni për të, do të duhej t’i dorëzohej Komisionit, të paktën më 25 korrik. Por sipas përgjigjes zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës, DH Albania, i ka plotësuar dokumentat vetëm më 27 Korrik.

Shkeljet në favor të DH Albania, bëjnë të mendosh se Komisioni e ka patur të qartë se nuk po ndihmonte thjesht të riun Avdjol Dobi, por njerëzit real që qëndrojnë pas kësaj kompanie. Një seri të dhënash ngrejnë dyshime të forta që të çojnë tek biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj. Që nga lidhjet familjare mes të dyve, të fakti se punonjës së kompanisë Gener 2, të zotit Ulaj janë angazhuar në plotësimin e dokumentacionit të DH Albania-s e deri te pagesa që GENER 2, siç dëshmoi një investigim i BIRN-it, ka bërë për llogari të kësaj kompanie.

Prokuroria e cila po heton si për krimin e falsifikimit ashtu dhe për atë të shpërdorimit të detyrës, nga ana e institucioneve të përfshira, nuk ka mundur ende të thërrasë Avdjol Dobin i cili, të paktën zyrtarisht, nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria.

Zëri i Amerikës

Next Post
Disa të vërteta rreth Mark Zuckerberg që nuk pranohen

Disa të vërteta rreth Mark Zuckerberg që nuk pranohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

“Shteti sot, në nivel më demokratik”, këshilltari socialist: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte

July 16, 2026
Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje

July 16, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Roland Lami: Prania e eurodeputetes në protestë krijon precedent që duhet analizuar

July 16, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“15 mijë kosovarë erdhën për protestat”, Meçe: Ishte akt ndërhyrjeje e LVV në punët e brendshme të Shqipërisë

July 16, 2026
Padi ndaj ministres serbe për deklaratat mbi Kosovën, opozita në Serbi kërkon shkarkimin e saj

Padi ndaj ministres serbe për deklaratat mbi Kosovën, opozita në Serbi kërkon shkarkimin e saj

July 16, 2026
Kursejnë kohën, rrezikojnë jetën, këmbësorët kalojnë mbi barrierat e autostradës, nisin gjobat

Kursejnë kohën, rrezikojnë jetën, këmbësorët kalojnë mbi barrierat e autostradës, nisin gjobat

July 16, 2026
Borxhi publik zbret në 54.73%, Ministria e Financave: Niveli më i ulët që nga 2008

Të ardhurat në buxhet rriten me 12.2%, Ministria e Financave: Investimet në rritje!

July 16, 2026
U plagos rëndë në aksidentin e pak ditëve më parë, ndërron jetë 7-vjeçarja në Fier

U plagos rëndë në aksidentin e pak ditëve më parë, ndërron jetë 7-vjeçarja në Fier

July 16, 2026
Mbi 800 zjarre aktive në Kanada, tymi i dendur prek edhe SHBA-të: Alarm për cilësinë e ajrit

Mbi 800 zjarre aktive në Kanada, tymi i dendur prek edhe SHBA-të: Alarm për cilësinë e ajrit

July 16, 2026
E vranë me karrige dhe e zhveshën, si u ekzekutua Lamçja nga Sokol Sanxhaktari

I dënuar për vrasjen e Florian Lamçes, lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In