TIRANA
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Re në Tiranë.
Dy kalimtare janë përplasur nga mjeti, H. Sh., 70 vjeçe dhe A. Sh., 47 vjeçe. Ato janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Më datë 30.01.2021, rreth orës 18:10, në Unazë të Re, mjeti me drejtues shtetasin E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës, dhe më pas ka aksidentuar dy shtetase këmbësore H. Sh., 70 vjeçe dhe A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.