• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unaza e Madhe/ Veliaj: Banorët u përdorën, sot u paraqitën për shpronësim!

by Java News
20/11/2018 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit me nxënësit e të gjithë shkollave të kryeqytetit dhe përfaqësues të UNICEF-it në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se banorët që preken nga projekti i Unazës së Re janë përfitues të paketave sociale. Sipas Veliajt, pronarët që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe do të shpronësohen 100%, ndërsa për ndërtimet pa leje Bashkia e Tiranës ofron tre vite bonus qiraje dhe mundësi për banesa sociale.

Veliaj u shpreh se banorët që janë pronarë të një shtëpie në atë zonë do të marrë dëmshpërblimin e plotë për shtëpinë, ndërsa pjesa tjetër do trajtohet nga paketat sociale të Bashkisë së Tiranës, bonus qiraje, banesë sociale apo kredi të butë. Ai kërkoi nga banorët që të mos përdoren nga politika dhe vlerësoi qytetarët të cilët sipas tij i janë drejtuar institucioneve dhe kanë filluar procedurat e shpronësimit.

“Nuk ka asnjë arsye pse një për qind e popullsisë të ndërtojë një shtëpi 3 katëshe, ose në disa raste edhe 8 katëshe në tokën e dikujt tjetër, ndërsa prindërit tuaj do të duhet fillimisht ta fillojnë me qira, pastaj të marrin një kredi, pastaj ta paguajnë derisa të rriteni ju, të shkoni në shkollë, e pastaj kur të rriteni ju e të shkoni në punë, të keni mundësi të ndihmoni prapë familjen. Jam shumë i lumtur që nga dje banorët e kanë kuptuar që ca politikanë po i përdorin dhe sot kanë shkuar të regjistrohen për t’u shpronësuar. Ky është një lajm shumë i mirë”, tha ai.

Kryebashkiaku siguroi se falë këtij projekti të Qeverisë shqiptare, do të marrë zgjidhje edhe problemi i trafikut në një nga nyjet hyrëse në kryeqytet, ndërsa i cilësoi politikë të vjetër përpjekjet për të penguar projektet zhvilluese në qytet vetëm e vetëm për të përfituar vota.

“Unaza e Re, siç është sot, nuk e përballon të gjithë atë fluks, ka shumë njerëz që vijnë nga rrethet e tjera në Tiranë. Kjo është arsyeja pse po bëjmë një projekt të ri me Unazën e Re, që është projekti që po bëhet nga Qeveria shqiptare, Ministria e Transportit dhe ARRSH. Ne si bashki jemi përfituesit kryesorë sepse çlirohet i gjithë ai trafik te Unaza e Re. Edhe te Pazari i Ri, edhe te Lodrat te Liqeni, gjithmonë sa herë bëhet një gjë e re, ka politikanë që mundohen të përfitojnë, duke thonë: “Hajt t’i bëjmë njerëzit të zihen me kryeministrin, me kryetarin e Bashkisë, vetëm që të mos bëhen gjërat dhe të fitojmë ndonjë votë”. Por, kjo është një politikë e viteve ‘90”, u shpreh ai.

Veliaj deklaroi se Unaza e Madhe do të bëhet, ndërsa nënvizoi se askush nuk mund të bllokojë dot punët e qytetit.

“Unaza do të bëhet, kompensimin do ta marrësh, por nuk e bllokon dot qytetin. Një parti politike mund të ndihmojë, mund të të përdorë, mund të të manipulojë për sherr, për vota, të vish të dëmtosh bashkinë, por kjo bashki s’është e imja; do iki unë, nesër do jesh ti kryetarja e bashkisë, ndaj s’mund ta dëmtojmë qytetin dhe as ta pengojmë progresin”, tha Veliaj.

Ai solli një sërë rastesh të mëparshme të cilat fillimisht kanë hasur në pengesa, si këndi i Lojërave te Liqeni apo Pazari i Ri, por që në fund kanë rezultuar një sukses i plotë. Për këtë arsye, Veliaj kujtoi një skenë aspak të këndshme konfliktuale me një prej pronarëve tek Pazari i Ri, në kohën kur Bashkia e Tiranës nisi punën për rikualifikimin e Pazarit të Ri, 2 vjet më parë.

“Kur ndezëm dritat dje te Pazari i Ri, ai burri me të cilin ndeza dritat atëherë më thoshte: “O ti o unë! O më vret ti mua ose të vras unë ty”. Sot, unë dhe ai jemi bërë super shokë, ndezim dritat e pemës bashkë, sepse dhe ai e kuptoi që Pazari i Ri është më i bukur nga sa ishte më parë. Jam i bindur se me shumë prej atyre të Unazës, tani që po marrin edhe shpronësimin, që do ecë edhe projekti, që do lirohet edhe trafiku, jam i sigurt se do bëhemi miq për kokë”, tha kreu i bashkisë.

Me Këshillin e Fëmijëve kryebashkiaku Veliaj diskutoi edhe disa projekte të veçanta të bashkisë, si ajo për ndërtimin e rrjetit të korsive të dedikuara për biçikletat. Ai nënvizoi se fokusi i bashkisë është edhe ndërtimi i 11 km të tjera të korsive. “Një nga gjërat që do të bëjmë është se do të shtojmë edhe këtë vit 11 km korsi biçikletash”, tha Veliaj, teksa shtoi se puna do të vijojë edhe për ndërtimin e stacioneve të biçikletave pranë çdo shkolle, duke futur edhe një kulturë të re në qytet.

“Një nga gjërat që do të bëjmë është vendosja e parkingjeve të biçikletave nëpër shkolla. Për ata që janë në distanca të afërta të kenë mundësi që të përdorin biçikletën. Dua shumë që të inkurajojmë edhe prindërit. Në shumë prej rrugëve kryesore i kemi dhënë më shumë prioritet biçikletave se sa makinave”, deklaroi ai.

Kreu i Bashkisë prezantoi dhe projektin e ndërtimit të shkollave të reja. Veliaj nënvizoi se shkollat e reja, por edhe ato ekzistuese, të shërbejnë si shkolla komunitare.

“Mënyra se si do t’i kthejmë shkollat në Qendra Komunitare, disa nga shkollat tuaja, ose shumica tashmë janë, por nuk janë bërë të gjitha. Ndaj duam që deri në fund të këshillit tonë, të gjitha shkollat të jenë shkolla-qendër komunitare. Kemi bërë shumë investime në palestra, në fushat sportive, për t’i kthyer në qendra komunitare, jo vetëm pjesën e sportit, por edhe klasat, ku dikush mund të bëjë një kurs kitare, gjuhë të huaj, një kurs pikture, një klub teatri a debati”, tha ai.

Ndërkaq, kryebashkiaku Veliaj ftoi të gjithë fëmijët që t’i bashkohen nismës së re, për vendosjen e një flamuri shqiptar në ballkonet e shtëpive të tyre, tani që po afrohen festat e 28-29 Nëntorit. Gjithashtu ai kërkoi që nxënësit e kryeqytetit të bëhen pjesë e aksioneve vullnetare për pastrimin e mbetjeve, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbajtjen pastër të ambientit.

ma.me

Next Post
Kopjimi/ Shtyhet konkursi për gradën “Komisar”, SHÇBA nis hetimet

Masat e sigurisë, policët konkurs si maturantët nga frika se del teza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

July 20, 2026
Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

July 20, 2026
‘Je kokrra e komunistit ti’, Korreshi përplaset me Meçen! Analisti përshëndet me grusht: Ti shkon poshtë ballkonit…!

Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi

July 20, 2026
Azgan Haklaj: Duçka kushëriri i Ilir Metës dhe Etilda Gjonaj, njeh dhe Berishën!

“PD-në do ta marrë Argita”, Azgan Haklaj: Berisha gënjen për SHBA-të, “non grata” nuk i është hequr!

July 20, 2026
Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

July 20, 2026
“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

July 20, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

July 20, 2026
Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

July 20, 2026
Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

July 20, 2026
Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In