• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Unaza e Madhe, skualifikohen pesë kompani në tender

by A R
08/08/2019 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë skualifikuar pesë, nga tetë kompani, të cilat kanë paraqitur dy javë më parë ofertat për projektin e ri të lotit të parë të Unazës së Re të Tiranës. Autoriteti Rrrugor Shqiptar njoftoi se këta subjekte –  ‘Alb Building’, ‘Salillari’, ‘2T, ‘Gjoka’, dhe ‘Gener 2’ – nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara. Kujtojmë se ‘Alb Building’ kishte paraqitur ofertën më të ulët nga pikëmamja financiare, me 14 milionë euro, nga 18.5 milionë euro, që është limiti i vendosur nga Autoriteti.

Kështu, në garë tashmë janë vetëm tri kompani: ‘Vëllezërit Hysa’, ‘Curri’ dhe ‘Vega’. Ndër to, është shoqëria e parë që ka dhënë edhe ofertën më të ulët ekonomike, 14.6 milionë euro. ‘Vëllezërit Hysa” është shoqëri me objekt kryesor ndërtimin, me bazë në Cërrik, e krijuar në vitin 2001. Pronarë të shoqërisë janë Flutura, Besnik dhe Kujtim Hysa. Xhiroja vjetore e kësaj shoqërie, e deklaruar për vitin 2017, ka qenë 819 milionë lekë.

Loti i cili është tenderuar ka të bëjë me pjesën e Unazës që përfshin rrethrrotullimin aktual “Shqiponja”, me një projekt tërësisht të ri, nga ai që u prezantua në fillim. Tani Unaza në atë zonë do të përfshijë një nënkalim dhe një mbikalim. Projekti i ri e uli së tepërmi koston e segmentit, nga 20 milionë euro, në afro 14 milionë, që po ofrohen aktualisht nga subjektet në garë.

Për lotin e sipërpërmendur është zhvilluar edhe më parë tender, por rezultoi se ai ishte fituar nga një kompani fantazmë, e cila kishte mashtruar me dokumentat amerikane. ‘DH Albania’ kishte fituar me ofertën 20 milionë euro, sa ç’ishte edhe fondi limit i parashikuar për atë lot të Unazës së Re. Tenderi u anulua dhe çështja përfundoi në Prokurori, me administratorin e saj të shpallur në kërkim.

Next Post
SHBA nis “fshesën”, arrestohen rreth 700 emigrantë të paligjshëm

SHBA nis "fshesën", arrestohen rreth 700 emigrantë të paligjshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

November 4, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In