• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Unaza e madhe”, ndërtesat do të prishen të gjitha gjatë Gushtit

by
03/08/2015 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon punën për prishjen e objekteve të ndërtuara në gjurmën ku do të kalojë “Unaza e madhe” në kryeqytet. Sipas kreut të këtij inspektoriati, Dallëndyshe Bici, janë 160 objekte gjithsej që do të prishen.

“Punën e kemi ndarë në dy grupe. Grupi i parë ka filluar punën nga ‘Komuna e Parisit’ në drejtim të ‘shkollës teknologjike’, ku pjesa më e madhe e objekteve është prishur. Ka ngelur vetëm një numër i vogël objektesh, që presin të trajtohen me Këshillin Bashkiak të Bashkisë së re të Tiranës. Grupi tjetër ka nisur nga ‘pallati me shigjeta’ në drejtim të Doganës. Deri tani janë prishur mbi 70 objekte, ndërsa lista e objekteve që kemi ne në planin tonë të punës, kap shifrën prej 160 objektesh”, është shprehur Dallëndyshe Bici.

Bici shpjegon se nuk ka asnjë diferencim të objekteve, që janë planifikuar për t’u prishur, dhe se secili prej tyre është duke u trajtuar në bazë të ligjit.

“Ka pasur objekte që kanë funksionuar si objekte shërbimi dhe në katet më të larta si objekte banimi. Jemi siguruar që këto objekte të jenë trajtuar sipas statusit të tyre ligjor që kanë pasur. Rezistencë përgjithësisht nuk kemi pasur, por edhe në raste të veçanta palët e tjera e kanë mirëkuptuar hapjen e këtij segmenti, që përbën një nga projektet më të rëndësishme të qeverisë shqiptare. Të gjithë janë trajtuar sipas statusit të tyre ligjor. Nuk ka pasur diferencim apo ndryshim nga njëri objekt te tjetri. Kjo ka ardhur për shkak se ne kemi bërë një verifikim prej muajsh në terren të çdo subjekti, i cili më pas i është nënshtruar prishjes”, theksoi më tej Dallëndyshe Bici.

Në lidhje me fillimin e punimeve për ndërtimin e “Unazës së madhe”, nga kompania që ka marrë përsipër zbatimin e projektit, kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit tha se gjithçka është koordinuar në mënyrë që të punohet paralelisht.

“Puna është alternuar shumë mirë me firmën zbatuese. Me lirimin e objekteve ata kanë një terren të mjaftueshëm për të punuar. Kemi alternuar gjithçka për vazhdimin e punës nga firma zbatuese, e përcaktuar për ndërtimin e ‘Unazës së madhe’”, tha Bici.

Aksioni në gjurmën e “Unazës së madhe” ka nisur që prej 3 javësh dhe, sipas kreut të Inspektoriatit, do të punohet pa ndërprerje gjatë gjithë muajit gusht, deri sa të prishen të gjitha objektet e planifikuara./Top Channel/

Next Post

Ja kë kopjuan Samanta dhe Skivi! (Foto/Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rishfaqet” lideri suprem i Iranit, mesazhi i Mojtaba Khameneit: Dronët tanë i godasin amerikanët si rrufeja

“Rishfaqet” lideri suprem i Iranit, mesazhi i Mojtaba Khameneit: Dronët tanë i godasin amerikanët si rrufeja

April 18, 2026
Trafikuan 7 ton kokainë, zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj

Trafikuan 7 ton kokainë, zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj

April 18, 2026
Binomi i Adriatikut: Pse aleanca me Italinë është boshti i politikës sonë të jashtme

Binomi i Adriatikut: Pse aleanca me Italinë është boshti i politikës sonë të jashtme

April 18, 2026
Ndjekësi i ankohet Berishës: Na mbytën me gaz, a do ngujohemi në shesh? Kreu i PD: Çdo variant do studiohet

Ndjekësi i ankohet Berishës: Na mbytën me gaz, a do ngujohemi në shesh? Kreu i PD: Çdo variant do studiohet

April 18, 2026
Po tentonte të kalonte Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare e Iranit hap zjarr mbi anijen cisternë

Po tentonte të kalonte Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare e Iranit hap zjarr mbi anijen cisternë

April 18, 2026
Zjarri te pallati pranë QSUT, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

Zjarri te pallati pranë QSUT, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

April 18, 2026
“Për Shqipërinë siç i ka hije”, Spiropali takime me bazën e PS: Kudo dhe kurdo me socialistët

“Për Shqipërinë siç i ka hije”, Spiropali takime me bazën e PS: Kudo dhe kurdo me socialistët

April 18, 2026
Finalja e Kupës së Shqipërisë, dalin në shitje biletat

Finalja e Kupës së Shqipërisë, dalin në shitje biletat

April 18, 2026
U dyshua se vdiq nga shkaqe natyrale, Policia zbardh ngjarjen në Durrës: 59-vjeçari u dhunua

U dyshua se vdiq nga shkaqe natyrale, Policia zbardh ngjarjen në Durrës: 59-vjeçari u dhunua

April 18, 2026
Lufta në Iran/ Media: Të hënën raundi i dytë i negociatave SHBA-Iran në Pakistan

Lufta në Iran/ Media: Të hënën raundi i dytë i negociatave SHBA-Iran në Pakistan

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In