• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unaza e Madhe do të bëhet se…”/ Veliaj: Mos dëgjoni Ilirin dhe Saliun, ju përdorin si mish për top!

by
18/12/2022 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u ndal në Njësinë 11 për prezantimin e buxhetit me banorët e zonës, siguroi se Unaza e Madhe do të bëhet, ndërsa ftesa për ata që pengojnë projektet e qytetit është të kenë besim te institucionet.

“Autostrada do të bëhet sepse Tirana ka nevojë për Unazë. Aty ku ka kaluar Unaza e Madhe, ka sjellë zhvillim të pronës. Aty ku është rritur vlera e pronës, njerëzit janë bërë më të pasur. Aty ku ka kaluar autostrada, ka më shumë tregti, biznes, janë krijuar institucionet. Ndaj, për këdo që e prek gjurma e autostradës, kush i ka letrat, do t’i marrë lekët një më një në dorë. Kush nuk i ka letrat, do marrë aq metra katrorë sa ka sot për shtëpinë e tij, siç po bëjmë te “5 Maji”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se njerëzit nuk duhet të dëgjojnë as Sali Berishën, as Ilir Metën sepse ata i përdorin mish për top.

“Kush ka besim te shteti, te qeveria, te bashkia, ka marrë shtëpinë. Kush rri me gishtat përpjetë, me barrikada… Ata janë të njëjtët: shkonin te “Astiri” të veshur me kollare, flokët me këna, të hekurosur, dhe thoshin: “Ne këtu do shtrihemi”. Mbaroi “Astiri”! Thanë: “Ne do shtrihemi te Shqiponja”. Mbaroi “Shqiponja”! Këta i kanë njerëzit mish për top, i përdorin njerëzit vetëm për të kapur lajmet, vetëm për të kapur titrat. Mendoni se Ilir Meta dhe Sali Berisha qajnë hallin e njerëzve? Ata janë persona “non grata”, ata nuk shkojnë dot deri në Rinas, nuk kanë autoritet deri në Rinas. Vijnë në Tiranë nga Lalzi, çohen në mëngjes në vilat e tyre në Lalz, vjen shërbëtorja u sjell kafen, e pijnë dhe vijnë në Tiranë që të hapin sherr”, u shpreh ai.

Veliaj tha se Berisha e ka kandiduar në Tiranë një deputet, që ta nxjerrë nga lista dhe kështu të fusë në Parlament Aldo Bumçin. “Saliu “non grata” ka vënë një kandidat aty, se do që t’i lirohet mandati për Aldo Bumçin. Nuk ka besim te ky kaçarrumi që ka vënë dhe do që të futet Aldo, që t’i marrë mandatin atij. Ilir Meta, si fuks i vjetër i sigurimit, është akoma më i zgjuar, ai thotë: “Bashkinë e di që e humbasim, s’kam për t’u futur fare në bashki, do kandidoj vetëm për Këshill Bashkiak”, se thotë Këshilli Bashkiak është më i rëndësishëm. Këta janë dy të mbaruar që sa herë e kanë kapur këtë qytet me dorë, e kanë bërë copë e çikë. Kur janë në opozitë vetëm kanë bllokuar gjithçka”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

/e.d

Next Post
“Të gjithë shqiptarët që vijnë kanë smartphone”, prezantuesja britanike i kthehet telefonuesit: E di ti që janë të gjithë njësoj?

Shpërthen festa! Messi kalon sërish në avantazh Argjentinën përballë Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In