Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re. Kreu i PD-së, Lulzim Basha në ditën e 35-të protestës është shfaqur krah banorëve duke marshuar me çadër nën shi.
“Sa herë që shqiptarët bashkohen e keqja s’prapset. Është zbuluar në faqe të botës që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje, ndërkohë që mbajnë në qeli banorët e Unazës së Re. Për të vjedhur 40 mijë euro te Unaza, Rama së bashku me Veliajn kanë hedhur këtu dhunë, helmin e përçarjes.
E kam thëne edhe herë të tjera, që të burgosurit, janë politikë të Ramës, në atë qeveri nuk duhet të jetë Dorjani, por Damian Gjiknuri.
Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar këtë skemë korruptive pse nuk fillon hetimi, për Ramën që ka bërë bisedime kokë më kokë me Dida X. Nuk duhet të lini Prokuroren e Përgjithshme dhe vartësit pa një përgjigje”, tha Basha.
Me parullat “Shpia jonë, jeta jonë. Këtu vendosim ne. Shpiat tona i mbrojmë me gjak, Me gjakun tonë ushqehet krimi. ”, banorët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.
Në ditën e 35-të protestës, banorët e kësaj zonë vazhdojnë të mbështeten nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, dhe deputetët e LSI-së, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Nora Malaj, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci./a.meta











