• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Unaza e Madhe”/ Artan Shkreli: Projektin teknik e bëri qeveria e Berishës

by Java News
12/11/2018 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli tha se projekti teknik për Unazën e Re është bërë që në kohën kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, me gazetaren Beti Njuma, Shkreli tha se kostoja është sipas analizave të çmimit, duke qenë se do të jetë një rrugë me 10 korsi kostoja do të jetë më e madhe.

Artan Shkreli: Projektin teknik e ka bërë vetë  qeveria e Sali Berishës, ky projekt është bërë në vitin 2009, ku është miratuar gjurma e Unazës së Madhe që kalonte pikërisht në këto territore.

Beti Njuma: Me këtë buxhet është bërë projekti i PD?

Artan Shkreli: Buxhetet ndryshojnë sipas tregut. Në 2009 ka pasur të tjera buxhete, dhe tani ka buxhete të tjera. Kostot janë sipas analizave të çmimeve. Janë zyrtare. Kostot bëhen mbi bazën e projektit. Ndryshe është një rrugë me dy korsi, ndryshe është një rrugë me 6 korsi. Kjo është një rrugë me 10 korsi.  Një vlerë të konsiderueshme zë mbi kalimi. Për herë të parë në Shqipëri krijohet një mbi kalimi me tre nivele. Niveli nëntokë, niveli i tokës dhe niveli i mbikalimit. Kjo realizon një shpërndarje të trafikut.

Në lidhje me akuzat e PD për kompanite e tenderit, se njëra prej tyre ka qenën nën sekuestro, Shkreli tha se nuk ka dijeni për këtë.

Artan Shkreli: Nuk kemi të dhëna që ka qenë në sekuestro. Pa dashur të shmangemi përgjegjësisë, nuk merren ministritë me tendera. Tenderat bëhen nga ARRSH dhe besoj  se ARRSH do jetë në gjendje ti japë përgjigje teknikaliteteve juridike si është bërë tenderimi.

Shkreli tha se protestat e banorëve janë marrë në konsideratë, pasi për ta do të garantohet një qira për dy vjet dhe po ashtu qeveria ka hapur një fond i vecantë.

Artan Shkreli: Meqë më përmendet pjesën e traktit rrugor që është bërë nga PD. Këtu janë dokumentacionet e këshillit teknik të bërë në kohën e PD, kryetari i këshillit teknik, Taulant Zeneli. Flitet për traktin e kësaj unaze nga shkolla Teknologjike deri tek Komuna e Parisit dhe aty kemi 160 e ca objekte që prekeshin. Ata njerëz u prekën nga ky projekt. Projekti nuk parashikonte asnjë modalitet që ta zbuste çështjen sociale të këtyre njerëzve dhe asnjë nga PS nuk doli që të mbështeste protestën e banorëve.

Ndërsa në rastin e kësaj pjesë rruge, nga Shkolla Teknologjike deri tek Shqiponja, numri nuk është i njëjtë, flitet për 240 objekte. Në këtë rast merren parasysh dy gjera: E para është caktuar një fond që këta banorë do të trajtohen për 2 vjet me qira. E dyta gjatë kësaj kohe qeveria shqiptare ka hapur një fond të veçantë për banesat e familjeve në nevojë dhe i gjithë ky kontigjent i Unazës së jashtme të Tiranës do të trajtohet me prioritet. Madje mesa di unë edhe bashkia e Tiranës ka një 3% që do të shkojë për banesat sociale.

ARRSH, ALUIZNI, IKMT dhe bashkia kanë shkuar shtëpi më shtëpi, po bëjnë regjistrim. Të gjitha ata që janë të hipotekuar do të trajtohen me dëmshpërblim.

Shkreli tha se Shqiponja që u hiq nga sheshi që mban të njëjtin emër është më inventarin e bashkisë dhe është në një vend ku ruhet. Më vonë do të diskutohet mundësia e vendosjes ose jo në një tjetër vend.

Artan Shkreli: Shqiponja është hequr me kujdes, pra nuk ka akt vandal. Bashkia e ka në inventarin e saj, e ka depozituar në një vend ku ajo ruhet. Më vonë do shikohet mundësia se çfarë mund të bëhet. Është një vendim që do ta marrë bashkia. Kjo do të diskutohet.

Next Post
Lulzim Basha ankohet: Edi Rama më mashtroi më 17 maj!

Lulzim Basha ankohet: Edi Rama më mashtroi më 17 maj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

September 20, 2026
Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com