Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pas 13 vitesh që kërkohej nga autoritetet. 49- vjeçari ishte dënuar në vitin 2006 nga gjykata e Barit me 11 vite burg, pasi akuzohej se ishte pjesë e një grupi kriminal që importonte dhe shiste sasi të mëdha droge në zonën e Barit.
Shqiptari u kap në një vendbanim në Viserba dhe u identifikua falë një detaji, një unazë ari me kokë e një luani që ishte e pranishme në raportet për kërkimin e tij.
Pas përfundimit të të gjitha kontrolleve të nevojshme, oficerët e dërguan shqiptarin e arrestuar në burgun e Riminit, ku do të duhet vuajë dënimin.
/a.rada