• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive / Ultrasit armenë: Lojtarët nuk e shitën ndeshjen me Shqipërinë

by A R
15/12/2015 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistë me një nga krerët e FAF-it (First Armenian Front), grupimit më të madh të ultrasëve të futbollit armen. Arsen Zaqaryan, siç do të identifikohet, tregon se grupimi i tyre i ka hedhur poshtë pretendimet e shefit të Federatës armene Ruben Hayrapetyan, se ekipi përfaqësues armen e shiti ndeshjen me Shqipërinë dhe i kërkon dorëheqjen për gabimet e tij…

Intervistoi Ben Andoni / JAVA NEWS

Problemi i madh nuk është fenomeni i shitjes së ndeshjes, por se lojtarët armenë e kanë tejkaluar me klasin e tyre nivelin e trajnerëve të sotëm që janë në qarkullim në Armeni, por edhe vetë nivelin e presidentit të Federatës Armene, thotë Zaqaryan. Në këtë intervistë për Javanews, ai shprehet se performanca e ekipit të tyre përfaqësues ishte më e dobëta deri më tani në eliminatoret e ndonjë evropiani dhe se lojtarët aktualë armenë nuk i meritojnë trajnerët që kanë. Por, nga ana tjetër, mendojnë se kjo ka qenë dhe një taktikë e presidentit Hayrapetyan, për të futur në përçarje dy grupimet më të mëdha të tifozerisë armene FAF dhe Red Eagle. Front i parë Armen(FAF) është grupimi më i vjetër dhe më i populluar i klubit të tifozerisë në Armeni. Ata mbështesin ekipin kombëtar të futbollit armen, por  gjithashtu mbështesin edhe skuadrat kombëtare të vendit të tyre në disiplina të tjera, pavarësisht nga mosha dhe gjinia. Ata kanë mijëra anëtarë armenë në mbarë botën.

FAF beson se edhe nëse do të kishte pasur ndonjë element shitje, siç pretendohet me Shqipërinë, ajo nuk do të arrihet të provohet dot asnjëherë, kurse dinë me bindje se performanca e presidentit të tyre është e dobët dhe pa shumë nivel.

Ndërkohë që presidenti i Federatës Armene të Futbollit, Ruben Hayrapetyan, pak pas mbarimit të eliminatoreve Evropianit ka lëshuar akuza konkrete dhe të rënda ndaj Kombëtares Armene. Ai do të shprehej se: “Federata e Futbollit dhe Kombëtarja Armene e Futbollit janë pasuri e të gjithë kombit. Është normale që të gjithë të ankohen. Unë, si president i federatës do të bëj gjithçka në mundësitë e mia për të kapërcyer këtë krizë. Futbollistët e Kombëtares tonë, thjeshtë nuk duan të luajnë futboll”, kurse “referuar përballjes kundër Shqipërisë, atëherë, në atë rast kishte tradhti gjatë ndeshjes. Sikur edhe trajneri më i mirë të drejtonte ekipin në ndeshjen kundër Shqipërisë, rezultati do të mbetej i njëjtë”, deklaroi presidenti i Federatës Armene të Futbollit, Ruben Hayrapetyan, sipas asaj që raporton “Armenpress”.

Megjithatë, larg tyre, duket se presidenti duhet të japë dorëheqjen, pasi tani konflikti nuk është vetëm me tifozët, por edhe me lojtarët. Ndërkohë që fiksimi i ndeshjeve nuk është ndonjë fenomen kërcënues në Armeni, por sipas tij, FAF gjithnjë e më shumë po konstaton se po përfliten gjyqtarë lokalë se e bëjnë këtë…

A i besojnë ultrasët dhe grupet e tjera të tifozerisë armene se ekipi kombëtar armen, sipas akuzës së presidentit të federatës suaj, e shitën ndeshjen me Shqipërinë?

“Shumica e tifozëve armenë e konsiderojnë të ashtuquajturin manipulim të ndeshjes me Shqipërinë si spekulim dhe duke marrë parasysh se edhe shumica e lojtarëve kyç të ekipit e kanë mohuar publikisht çdo pretendim të këtij lloji, për ne është bërë e qartë se thashethemnaja në lidhje me manipulimin e ndeshjes u përhap nga federata për të devijuar vëmendjen e publikut nga një performancë e ekipit tonë për të thënë shumë e mjerë. Kjo është bërë nga Presidenti i Federatës për t’i shpëtuar përgjegjësisë, sepse, në kundërshtim me pritjet tona, kjo ishte performanca kualifikuese më e keqe në histori për ekipin përfaqësues. E cilat nga ana tjetër çoi fillimisht dhe në kërkesën e ultrasëve tanë, lëvizjen më të madhe të tifozerisë në Armeni, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të FFA .

Ndërkohë, një taktikë interesante është përdorur për të turbulluar lëvizjen e protestave kundër Federatës mu në kulmin e saj. Kur e gjithë vëmendja e mediave ishte e përqendruar rreth çështjeve të performancës së dobët, Fan Club alternativ (Eagles Red) vendosi të mos bashkohet me protestën. Presidenti i federatës vendosi të takohet me Red Eagles, ndërsa refuzoi të takohet me FAF, që kërkon largimin e tij. Për më tepër Red Eagles deklaroi se ata nuk e kërkojnë dorëheqjen e presidentit, ndryshe FAF-it”.

Si ishte reagimi i njerëzve të zakonshëm me këto pretendime?

“Tifozët armenë janë të përkushtuar për t’i kërkuar presidentit të federatës përgjigje, por edhe arsyen sepse është duke përdorur të gjitha taktikat e mundshme për të devijuar vëmendjen nga paraqitja e dobët. Për mendimin tim, akuzat për fiksimin e ndeshjes me Shqipërinë nuk do të provohen dot kurrë dhe rezultatet kualifikuese të vedit tuaj në Euro 2016 nuk do të jenë nën pikëpyetje. Megjithatë duket se presidenti duhet të japë dorëheqjen, pasi tani konflikti nuk është vetëm me tifozët, por edhe me lojtarët.

Problemi i vërtetë qëndron në faktin se klasi i lojtarëve tanë e ka tejkaluar nivelin e trajnerëve tanë dhe madje edhe vetë nivelin e Presidentit tonë të Federatës dhe për më tepër taktikat e përdorura prej tij për të menaxhuar federatën nuk janë më produktive. Lojtarët janë më të pavarura tani dhe refuzojnë të nënshtrohen kur ndihen të keqtrajtuar, si në këtë rast. Për arsye se lojtarët nuk e mbështetën këtë lëvizje të Federatës, ka të ngjarë që thashethemet të mbarojnë shpejt”.

A ekziston në Armeni fenomeni i manipulimit të ndeshjeve?

“Për arsye se s’ka pasur fakte për të provuar manipulimin e ndeshjeve, unë nuk mund të pretendoj se ekziston fenomeni i fiksimit të ndeshjeve, por nga koha në kohë ne dëgjojmë për sjellje të pazakontë të gjyqtarëve tanë. Por problemet më të dukshme janë ato që duket se ka presion nga vetë presidenti. Ai përdor influencën e tij për të kërcënuar lojtarët, gjyqtarët dhe madje edhe pronarët e klubeve”.

ultra1 ultra2 ultra4 ultra5 ultras3 unnamed

Next Post

Putin i pavdekshëm, fotomontazhi që çmend rrjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In