• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ultimatumi rus mbi Mariupolin skadon sot: ‘Ikni ose vdisni’! Zelenskyy: Situatë çnjerëzore!

by A R
17/04/2022 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia ka kërkuar nga forcat ukrainase që ende luftojnë për të mbrojtur qytetin e rrethuar të Mariupolit të lënë armët. Ultimatumi vjen, ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj të pamëshirshëm dhe shkatërrues në qytetin juglindor.

Rusia thotë se do t’u kursejë jetën ushtarëve ukrainas atje nëse ata dorëzojnë armët sot. Qyteti i Mariupolit, ka qenë i rrethuar prej javësh.

Ndërkohë forcat e armatosura të Ukrainës thonë se njësitë e saj detare po përgatiten për një operacion zbarkimi rus në zonën e Mariupolit, pasi Rusia kreu operacione sulmi pranë portit detar.

Më herët, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës. Ai e quajti situatën ç’njerëzore.

Rusia pretendon se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar një avion ushtarak ukrainas për të cilin thotë se mbante një ngarkesë armësh të dërguar nga vendet perëndimore, por ky informacion mbetet i paverifikuar nga mediat ndërkombëtare.

Në kryeqytetin Kiev raportohet për shpërthime të tjera në qytet, por ende nuk ka informacion se ku kanë ndodhur.

Imazhet e asaj që thuhet të jetë ekuipazhi i anijes luftarake Moskva, e cila u mbyt në Detin e Zi në fillim të kësaj jave, janë publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Rusia thotë se një zjarr në bord shkaktoi shpërthimin e municioneve dhe Ukraina, e mbështetur nga SHBA, thotë se shkatërroi kryqëzorin e raketave.

Ndërkaq disa dërgesa ndihme ushtarake nga SHBA kanë filluar të mbërrijnë në Ukrainë, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë të cituar nga CNN.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti Joe Biden miratoi një ndihmë ushtarake shtesë në vlerë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën. Ai tha se mbështetja do të përfshijë armë të reja të përshtatura për të luftuar “sulmin më të gjerë” të pritshëm të Rusisë në lindje.

/a.r

Next Post
Platforma për bashkimin e demokratëve/ Boçi: Disa deputetë po tentojnë të krijojnë dy PD

Platforma për bashkimin e demokratëve/ Boçi: Disa deputetë po tentojnë të krijojnë dy PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In