• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ultimatumi i 5 janarit/ Ngjela: Saliu është i humbur, më kë do e bëjë revolucionin me ‘Hupja Dupja Shupjat’, që i venë nga pas?!

by Java News
27/12/2021 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ‘Pikat mbi i’, avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar zhvillimet politike në vend kryesisht në PD, si edhe afati e vendosur ndaj kreu të PD, Lulzim Basha nga ish-kryeministri Berisha për lirimin e ambjenteve të selisë deri më 5 janar.

Për avokat Ngjelën, 5 janari u konsumua me pjesëmarrjen në protestën kombëtare të 21 dhjetoriit të thirrur nga Berisha.

“5 janari u konsumua. Në 21 dhjetor i patë sa ishin? Pak më shumë se 500, kalova aty unë. Ja ta zëmë edhe 1 mijë. Ajo do jetë edhe 5 janari. Madje mund të jetë më pak sepse ka rënie ky në besueshmëri. E kishin kapërcyer këta simpatizantët e PD faktin që është non grata.

Psikikat me tifozllëk e kapin vonë këtë, që skuadra e tyre nuk fiton dot kurrë. Po këtu janë bërë përpjekjet për ta shpëtuar se ka dalë Basha. Janë të kthjelluar, e kanë parë edhe në media që me këtë nuk fiton dot. Nuk e pranon perëndimi.” u shpreh Ngjela.

Ju parashikoni tjetër protestë në 5 janar?

Ngjela: E dinë këta që ai është person juridik dhe mbrohet nga shteti? Këta kanë bërë një statut dhe nuk e dinin që do e conin në gjykaë. Sa herë ndërron statutin do e cosh në gjykatë. Derisa nuk ia ka cuar gjykata s’ka anjë vlerë.

Komisioni i rithemelimit çfarë force juridike ka? Hyri brenda dhe tha kishte të armatosur, po këta telefonët ku i kanë pse nuk i morën?

Saliu është i humbur. E ka kuptuar që nuk vjen dot në pushtet. Pse duhet të vi unë pas kur nuk vjen dot në pushtet? Nuk doli dot deputet, nga vota doli nga partia.

4-5 të tjerë kishin marrë më shumë se ai. Nuk ka dalë deputet me listën e hapur. Ka dalë nga partia. Ky është Saliu.

Është jashtë ligjor, si do shkojë ky? Ky është një person juridik që ka institucionin e vet. Cdo cënim i institucionit është vepër penale. Nëse shkon me dhunë, arrestohet. Nëse mua më kanë shkelur të drejtën në një parti do të thotë të kesh vendim gjykate. Ky s’ka asnjë fakt ligjor.

Ky kërkon revolucion, e ka thënë vetë, por cfarë rrëzon? Rrëzon një forcë perëndimore, vetë nuk është dhe e ka të provuar. 4 mijë ushtarë janë këtu, si do e bësh revolucionin në një vend të NATO-s një forcë antiperëndimore. Është non grata, mbaroi mori fund, si mund ta lejojë NATO këtë. Në asnjë vend s’e lejon. Ka devijacion psikik, nuk diskutohet fare. Me kë do e bëjë me ata Hupja Dupja Shupja, që i venë nga pas. Nuk ka motiv juridik, nuk është i njohur juridikisht si person juridik. Dhe nuk ikën dot më kollaj se me një vendim gjyqësor. Cdo e drejtë cohet deri në gjykatë.

Provat tha Blinken ia kemi cuar SPAK-ut. E tha politika amerikane, ata thanë ne nuk arrestojmë njeri e ka në dorë SPAK. Provat nuk ekspozohen, vetëm para gjykatës mund të ekspozohen.

E marrim me koncept. Ke parë të shpallen indiciet për një krim nga Prokuroria? Kurrë.. Tani pse po vonohen? Do kalojnë dot nga indicie në prova? Po s’u kaluan s ka gjyq se nuk e pranon gjykata./m.j

Next Post
Punimet në aksin Korçë-Ersekë/ Balluku: Rruga e re do të jetë vetëm 35 kilometra

Punimet në aksin Korçë-Ersekë/ Balluku: Rruga e re do të jetë vetëm 35 kilometra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In