• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ultimatumi/ Alibeaj: Asgjë s’ndodh më 5 janar, qëndrimi i Berishës pësoi metamorfozë pas non grata-s. Po merr me shkelma…!

by Java News
28/12/2021 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ultimatumi i ish-kryeministri Sali Berisha i cili i ka dhënë kohë deri më 5 janar kreut të PD Lulzim Basha që të lirojë zyrën, në të kundërt ka paralajmëruar se do ta nxjerrë me mbështetësit, për nënkryetarin e PD-së, Enkelejd Alibeaj, është surealist. I ftuar në “Radarin Informativ” në Abc Alibeaj tha se më 5 janar dhe me 8 janar, nuk do të ndodhë asgjë. Si për t’ia kujtuar Berishës, nënkryetari i PD shtoi se SHBA është në krah të demokratëve.

“Asgjë s’ka për të ndodhur as më 5 dhe as më 8 janar, për një arsye të thjeshtë, ultimatumi në PD është një imazh surealist, PD është e demokratëve. Institucionet e PD duhet të respektohen. Për t’u ndeshur me regjimin kërkohen aleatë, brenda vendit, jashtë vendit… dhe ajo që është e qartë për opozitën është se aleatët tanë historikë SHBA janë në krah të shqiptarëve demokratëve dhe të PD”.

Sipas Alibeajt sjellja e Berishës që pas shpalljes “non grata” ka pësuar metamorfozë.

“Mos i vizatoni demokratët sikur nuk kuptojnë dhe s’kanë stof politik. Askush s’e ka as aftësinë më të vogël për të qenë i dyzuar. E vetmja ngjarje që ka ndodhur ka qenë ajo e 9 shtatorit, në 9 shtator ka ndodhur një vendin i kryetarit pas kërkesës së SHBA. Në të njëjtën gjatësi vale ishte dhe qëndrimi i zotit Basha, për sa kohë pati një qëndrim publik të Berishës se do ta zgjidhte çështjen privatisht të njëjtën logjikë ndoqi dhe Basha, por me kalimin e kohës premtimi i Berishës u thye. Pas 9 shtatorit dolën ca qëndrime që duhej të ishin thënë më parë.

Gjuha e Berishës një atmosferë tensionimi artificial, po të doni dhe aktet e tjera. Po ka një metamorfozë të sjelljes së Berishës jo vetëm për Bashën, por si ka mundësi që një njeri i adhuruar nga demokratët për një interes personal të shndërrohet dhe të marrë me shqelma edhe selinë. Kjo është metamorfoza të mos i qëndrosh qëndrimit tënd fillestar. Sa herë ka pasur një përshkallëzim të sjelljes së Berishës, sulmeve të Bashës apo fakteve që nxjerr tani, këtu besoj kërkohet një gjë të ruhet ai  që integriteti i të gjithë demokratëve. Pikërisht për këtë arsye nëse do të hedhësh edhe do të presësh thuhet në një fjalë të ulët”, shtoi ai.

Situata e krijuar në PD sipas Alibeajt ka ardhur për shkak të interesave personale të Berishës, duke theksuar se në parti nuk ka konflikt.

“Nuk ka konflikt ka vetëm lëvizje të një njeriu që quhet Berisha i cili pati fatkeqësinë atë që ishte dizenjimi “non grata” nga SHBA. Unë besoj që serioziteti i analizës politike kërkon një gjë që të analizohet mbi fakte të dhëna dhe atë që janë interesa parësore të demokratëve. Interesi i demokratëve është që PD, në këtë periudhë për shkak të Berishës është shfokusuar nga aksioni i vetë politik, aksioni i saj politik të marrë një hop tjetër cilësor”./m.j

Next Post
Ultimatumi i Berishës për Bashën/ Flamur Noka: Më 8 janar demokratët hyjnë dhe marrin selinë blu, përmbaruesit…!

Ultimatumi i Berishës për Bashën/ Flamur Noka: Më 8 janar demokratët hyjnë dhe marrin selinë blu, përmbaruesit...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

September 15, 2026
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

September 15, 2026
Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

September 15, 2026
Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

September 15, 2026
Pse Evropa është e shqetësuar nga fabrika e robotëve kinezë në Serbi? -

Pse Evropa është e shqetësuar nga fabrika e robotëve kinezë në Serbi? –

September 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Shtator 2026

September 15, 2026
“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

September 15, 2026
Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com