Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, priti sot në një takim Ambasadoren amerikane Yuri Kim me të cilën thotë se ndanë mendimet mbi ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Manja thotë se me diplomaten amerikane u dakortësuam se themelet e kësaj reforme janë të çimentuara në Kushtetutën e vendit dhe tani është koha që institucionet e drejtësisë të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë te drejtësia e re.
Postimi i deputetit Ulsi Manja:
Sot me Ambasadoren znj. Yuri Kim ndamë mendimet tona mbi ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.
U dakortësuam se themelet e kësaj reforme janë të çimentuara në Kushtetutën e vendit dhe tani është koha që institucionet e drejtësisë të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë te drejtësia e re.
Ambasadorja znj. Kim mori sigurinë se Komisioni i Ligjeve, do të vazhdojë të mbështesë pa hezitim zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi në koordinim me bashkautorët e kësaj reforme SHBA dhe BE.
/e.rr