• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ulrich Eichelmann: Po u ndërtua Kalivaçi, Vjosa s’bën më Parkun Kombëtar

by
04/08/2015 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ulrich Eichelmann: Po u ndërtua Kalivaçi, Vjosa s’bën më Parkun Kombëtar

Pak ditë më parë, në fjalën e tij në një tryezë investitorësh, kryeministri shqiptar Rama është shprehur për një ndalim të babëzisë për investime, duke aluduar se Vjosa, mes shumë të tjerave, do të sistemohet. Por, në këtë sintaksë, njerëzit e mjedisit nuk janë të qartë, nëse ai do të lejojë ndërtimin në Kalivaç apo jo! Nëse ai do ta lejojë, që ka gjasa, kjo do të thotë se ideja e parkut komprementohet shumë, sepse mbetet aktive vetëm një pjesë, kurse vetë Vjosa, nuk është më ai lumi i fundit i egër i Evropës, për të cilin krenohemi…

Nga Ben Andoni

Nëse do të ndërtohet Kalivaçi, ashtu si po nënkuptohet nga lëvizjet e fundit të qeverisë Rama, i bie që vetëm rrjedha e sipërme e Vjosës të jetë pjesë e projektit të Parkut Kombëtar të Vjosës. Kjo do të thotë se lufta shumëkohëshe e Riverwatch, Euronature, partnerëve shqiptarë dhe e gjithë shoqërisë civile të kthehet në një nul. “Duket se ka ardhur momenti, që këtë kohë ta quajmë kohën më të rëndësishme për të ardhmen e Vjosës”,-na thotë Ulrich Eichelmann, CEO i Riverwatch, koordinator i fushatës së “Save the Blue Heart of Europe”. Por, nëse është e vërtetë kjo, që do të lejohen ato investime, që kanë shkuar në një nivel të caktuar (futet edhe Kalivaçi), duket se qeveria ka bërë një kompromis politik duke dashur të jetë mirë me të gjithë palët. Pra park në Veri të Kalivaçit dhe diga poshtë tij. Me këtë rast, Rama “përmbush” premtimin që i dha në takimin e 11 Marsit këtyre autoriteteve, por ndërkohë kënaq dhe investitorët.

Në gjithë këto muaj, njerëzit e mjedisit duket se kanë fjetur pak, duke besuar verbërisht në fjalët e kryeministrit, por edhe në prononcimet publike të shumë personaliteteve politike dhe sociale. Në fakt, shenjat janë dhënë që në fushatë, pasi është raportuar (kjo s’konfirmohet)se në Selinicë është thënë nga Rama: se Kalivaçi duhet ndërtuar për të shpëtuar nga përmbytjet. Me fjalë të tjera:”Nëse qeveria shqiptare lejon ndërtimin e digës për shembull të Kalivaçit, e gjithë tërësia unike e këtij parku do të jetë e humbur. Në këtë rast, nuk mund ta mbështesim më idenë e një Parku Kombëtar të Vjosës. Në të kundërtën, të paktën me sytë e mi, vetëm pjesa e sipërme e Vjosës nuk ia vlen të bëhet Park Kombëtar. Dhe kjo do të jetë shumë e vështirë për t’ia shpjeguar publikun ndërkombëtar që e flijuat këtë lumë dhe pastaj krijuat një Park Kombëtar me atë segment që mbeti. Kjo jo vetëm nuk do tingëllojë mirë dhe mund të shkaktojë një reagim mjaft të madh ndërkombëtar. Vjosa është tani e njohur ndërkombëtarisht”, thotë Eichelman, që në këto kohë ka bërë punën në terren dhe ka luftuar shumë ndërkombëtarisht me medie prestigjioze, për çështjen e Vjosës. Por, ndërsa në Selenicë është thënë për ndërtimin e hidrocentralit, në Përmet, Rama ka premtuar që Vjosa të jetë Park Kombëtar dhe se ky projekt është tashmë në planet e Qeverisë. “Ne jemi duke punuar për Parkun Kombëtar të Vjosës. Të ruhet dhe të jetë një burim i ri për rritjen e turizmit” ka deklaruar kryeministri në takimin elektoral në Qytetin e Përmetit.

Qeveria shqiptare dhe Vjosa

E gjithë ideja e Vjosës ka dalë në skenë pak ditë më parë, kur qeveria shqiptare ka premtuar se nuk do të lejojë asnjë investim në kurriz të shkatërrimit të mjedisit. Kryeministri Edi Rama në një tryezë me investitorët bëri të qartë se qeveria do të ndalojë lidhjen e kontratave për çdo ndërtim në zonat e mbrojtura. Gjithsesi, propozimi i qeverisë për ndryshimin e ligjit nuk do të prekë ata investitorë, kryesisht në sektorin energjetik dhe minerar, të cilët i kanë zhvilluar projektet e tyre ose që janë në proces, edhe pse këto leje për HEC-e apo shfrytëzimin e minierave janë dhënë në zona të mbrojtura mjedisore!!!! Ky fragment e bën shumë problematik problemin, që Rama e ka kaluar duke thënë me të drejtë, se nuk do të lejojë sakrifikimin e të ardhmes së brezave të rinj përballë “babëzisë” për investime.

“Në të shkuarën batërdia e korrupsionit dhe e këtij modeli zhvillimi ka sjellë një numër të drejtash apo lejesh të dhëna për HEC-e ndër të cilat 113 janë drejtpërdrejtë në zona të mbrojtura, të caktuara ligjërisht si zona të paprekshme nga rrugët e zhvillimit, 42 janë në prodhim, 23 janë në proces, 48 të tjera nuk kanë filluar punë dhe nuk do të fillojnë, pasi në projektligjin që propozohet për të rishikuar lejet e dhëna do të ndalohet ndërtimi i HEC-eve apo çdo lloj tjetër aktiviteti në zonat e mbrojtura”, – u shpreh Rama.

Globalisht

Me pak fjalë të tjera, nëse kjo realizohet, atëherë Parku Kombëtar i Vjosës është komplet i kompremtuar, të paktën duke besuar arsyetimin e specialistit të njohur. I cili në arsyetimin e tij, mbart dhe qëndrimin politik, që shprehu pak kohë më parë Parlamenti Europian (PE). Institucioni i bëri thirrje, muajt e fundit, qeverisë së Shqipërisë drejtuar nga kryeministri Edi Rama të rishikojë projektet hidroenergjetike përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të tij.

Në nenin 27 të Rezolutës së miratuar mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian- përpiluar nga eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues i PE për Shqipërinë – vihet në dukje se ”këto projekte do të dëmtojnë ekosistemet e lumit Vjosa, një nga lumenjtë e fundit në Europë që ka mbetur i paprekur, pothuajse në gjendje natyrore.” Edhe pse Rezolutat e PE kanë vetëm një rol këshillues në procesin e vendimeve të BE për politikat e zgjerimit, neni 27 i rezolutës në fjalë mbështetet në Direktivën Kuadër të BE, për Ujërat dhe mbrojtjen e Ekosistemeve.

Lufta për Vjosën tashmë po arrin pikën kulmore. Po sa të mençëm do jenë njerëzit e Vjosës ta përballojnë? Askush nuk e di!  Për Ulrich Eichelmann, CEO i Riverwatch, koordinator i fushatës së “Save the Blue Heart of Europe”, si edhe një nga njerëzit më të pasionuar në Evropë që po apelon të mos prishen Zemrat Blu të Evropës, problemi është vërtetë i madh.

Lumi Vjosa është cilësuar nga ekspertë europianë si “Zemra Blu e Europës, si lumi i fundit, i madh në Europë që ka mbetur pothuajse i paprekur në 270 km e gjatësisë së tij. Po ai mjafton kjo Ramës? Kush e di.

ulrich-per Vjosen

Cili është Eichelman?!

Ulrich Eichelmann, është CEO i Riverwatch, koordinator i fushatës së “Save the Blue Heart of Europe”, si edhe një nga njerëzit më të pasionuar në Evropë që po apelon të mos prishen Zemrat Blu të Evropës, një eufemizëm për lumenjtë ende të virgjër. Lumi Vjosa për të përbën lumin më të egër në Evropë, në sensin që duhet të ruhet me çdo çmim për t’u kthyer në Park Kombëtar, së pari, për interesin e vetë Shqipërisë

Mos ndërtoni në Kalivaç! Nuk do keni më Park Kombëtar të Vjosës

Intervistoi Ben Andoni

Specialisti i njohur i lumenjve, gjermani Eichelmann është i bindur se lumi Vjosa duhet të ruhet me çdo kusht. Ai ka apeluar për qeveritë respektive shqiptare dhe greke, por edhe ndaj komuniteteve lokale, që të mos i braktisin këto lumenj, si Vjosa, sepse në të ardhmen do jenë burimi i jetesës së tyre dhe i jetës së bukur. Mos bëni gabimet që bëmë ne në Evropë, thotë. Është shumë i shqetësuar sepse dyshon se qeveria Rama do të ndërtojë në Kalivaç, ç’ka do të thotë për të fundi i projektit tejet ambicioz për Parkun Kombëtar të Vjosës…

Si përfaqësues i Riverwatch, Juve e keni takuar zotin Rama dhe ai premtoi se do të ishte shumë i hapur me Ju sa i përket problemit të kthimit të Vjosës në Park Kombëtar. A mendon organizata që ju përfaqësoni dhe gjithashtu bashkëpunëtorët shqiptarë se qeveria e Ramës do të mbajë premtimet për parkun e Vjosës?

“Unë sinqerisht nuk e di se çfarë po ndodh pas kuintave. Ajo që di mirë është se kryeministri ishte shumë i hapur me ne në takimin e pak kohëve më parë. Në këtë takim, ai premtoi të mbështesë idenë e Parkut Kombëtar të Vjosës. Ai gjithashtu na pyeti nëse do të mundnim të ndihmonim administratën e tij sa i përket dokumentacionit të një Parku Kombëtar dhe jo thjesht një “park në letër”, si gjithë të tjerët në Shqipëri. Kështuqë Riverwatch dhe EuroNatur i dërgoi atij menjëherë një “roadmap (plan i detajuar) për një Park Kombëtar të Vjosës” Ramës  dhe agjencisë së mjedisit. Në këtë udhërrëfyes ne përshkruajnë udhën për hapjen e parkut në vitin 2020.  Më i rëndësishëm për të kuptuar se është ajo që kemi shkruar në numrin 4 + 6 të udhërrëfyesit.

Me fjalë të tjera: Nëse qeveria shqiptare lejon ndërtimin e digës për shembull të Kalivaçit, e gjithë tërësia unike e këtij parku do të jetë e humbur. Në këtë rast, nuk mund ta mbështesim më idenë e një Parku Kombëtar të Vjosës. Në të kundërtën, të paktën me sytë e mi, vetëm pjesa e sipërme e Vjosës nuk ia vlen të bëhet Park Kombëtar. Dhe kjo do të jetë shumë e vështirë për t’ia shpjeguar publikun ndërkombëtar që e flijuat këtë lumë dhe pastaj krijuat një Park Kombëtar me atë segment që mbeti. Kjo jo vetëm nuk do tingëllojë mirë dhe mund të shkaktojë një reagim mjaft të madh ndërkombëtar. Vjosa është tani e njohur ndërkombëtarisht”.

Kazusi “Vjosa” u përdor shumë në zgjedhjet e fundit lokale në Shqipëri. A mendoni se Autoritetet shqiptare janë duke u përpjekur të përfitojnë nga kazuset e ambientalistëve?

“Unë mendoj se sidomos kryeministri Rama e sheh qartë pikën që një Park Kombëtar është një mundësi ekonomike e mirë për rajonin. Ai e ka shfrytëzuar për zgjedhjet lokale – dhe them se ka të drejtë për të bërë këtë. Unë kam qenë disa herë në rajon në 2.5 vitet e fundit dhe për shumicën e fshatrave duke përfshirë edhe ato të voglat si Bença etj., ky mund të jetë shansi për të rritur gjendjen e tyre. Dhe ky do të jetë një progres për natyrën dhe jo kundër tij. Pra, autoritetet janë duke u përpjekur për të përfituar nga kërkesat e ambientalistëve, por kjo është në rregull, mendoj”.

Pas përpjekjeve tuaja të mëdha në Ballkan, a shihni një ndërgjegjësim për të ardhmen e lumenjve?

“Ne e kemi filluar fushatën për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit, pothuaj më pak se 2 vjet më parë. Në shumë zona, mendojmë se krijuam të paktën probleme për aktorët politikë, pasi kemi tërhequr vëmendjen publike për këtë rajon. Ne jemi në rrugë të mirë për të krijuar “lumenjtë e Ballkanit” si një “markë”. Po ashtu, jemi në rrugë të mirë për të krijuar një rrjet të madh të lumenjve të Ballkanit, që përfshin po ashtu të gjithë njerëzit dhe iniciativat që luftojnë për lumenjtë dhe kundër digave. Gjithashtu edhe në BE, lumenjtë e Ballkanit janë një çështje (shih komentet mbi lumenjtë në raportin e pranimit të Parlamentin Evropian). Përshembull, në Parkun Kombëtar të Mavrovës, ishte një mision ndërkombëtar për konstatim fakti (me BE, IUCN dhe Deklaratën e Bernës) që ka vizituar parkun, falë iniciativës tonë. Ata do të vendosin nëse janë apo jo të pranueshëm digat brenda Parqeve Kombëtare. Në Sava, po ashtu, jemi gati për të luftuar kundër digave në Slloveni, në terren dhe ligjërisht. Ne do të fitojmë shumë dhe për këtë jam krejt i sigurt. Ne do të humbasin disa raste, por në qoftë se vazhdojmë në rrugën që kemi filluar për 5 vjet, do ta kemi ndryshuar hartën me projektet e digave në mënyrë dramatike. Dhe, për këtë jam i bindur.

Vjosa është një nga lumenjtë kryesorë jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë Evropën. Ajo është e fundit, që konsiderohet si e egër. Qoftë edhe një digë e vetme në lumë ose disa më shumë mbi degët e tij, mund ta vrasin sistemin e saj. Dhe bashkë me të edhe shansin e të qenit i pari lumi Evropian i egër në një Park Kombëtar, por bashkë me këtë edhe një shans për vendasit me atë luginë.

Në qershor kam përshkruar me biçikletë të gjithë Vjosën nga kufiri grek, shoqëruar me gazetarë të revistës GEO. Kjo ishte një eksperiencë e mrekullueshme edhe për mua, pasi kaluam 7 ditë në lumë dhe më pas kuptuam se gazetarët e kuptuan tërë këtë çështje jo vetëm me argumente, por edhe realisht me zemër. Ndoshta, në të ardhmen, duhet të bëjmë diçka të ngjashme me median shqiptare, duke e përshkuar me ta këtë lumë. Të paktën, të krijohet një ide, më e mirë”.

Next Post

Celulari që u shit në 60 sekonda (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

March 7, 2026
7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

March 7, 2026
I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

March 7, 2026
Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In