• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ulqini: Veliaj, model suksesi, ka mbështetjen e gjithë socialistëve dhe koalicionit

by
18/06/2015 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar zemrat jo vetëm të të rinjve, por edhe të gjithë atyre figurave që kanë bërë historinë e Partisë Socialiste, dhe që në zhargonin gazetaresk njihen edhe si senatorët e PS-së. Pas mbështetjes së hapur që dhanë disa ditë më parë një sërë prej këtyre figurave, si ish-kryeministri Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Luan Hajdaraga, apo Maqo Lakrori, me superlativa për të ka folur edhe një prej socialistëve më të vjetër, ish-kryetarit të PS-së së Tiranës, Musa Ulqini.

Gjatë një interviste dhënë për gazetën “Panorama” ai ka vlerësuar se kandidimi i Veliajt ishte i mirëpritur nga të gjithë socialistët, të rinjë dhe të vjetër. “Kandidimi i tij është mirëpritur gjerësisht jo vetëm nga socialistë të vjetër dhe të rinj, por edhe nga gjithë mbështetësit e partive të koalicionit. Ajo që më bënë përshtypje nga imazhet e transmetuara nga shtypi, mediat elektronike dhe rrjetet sociale është se mbështetësit më entuziastë të Erionit janë të rinjtë. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe për ta ai veç të tjerave është një model suksesi”,  shprehet Ulqini.

Si një njohës i mirë jo vetëm i strukturave partiake të Tiranës, por edhe i proceseve të mëparshme zgjedhore, Ulqini ka theksuar se fushata e bërë nga Veliaj në kryeqytet është qytetare dhe mbi të gjitha e bazuar jo në strategjinë qëndrimeve dhe deklaratave agresive, por mbi ide dhe një program konkret për mënyrën sesi mund të zhvillohet qyteti. “Padyshim që fushata që zhvillon në Tiranë, kandidati i Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj ka më shumë ritëm, rini, argument, ngjyra, thelb, besim dhe entuziazëm.

Cilësia e fushatës së Erionit është padyshim e lidhur ngushtë me cilësinë e stafeve që e mbështesin atë, me socialistë e progresistë, me vullnetarë e qytetarë të paangazhuar që besojnë te alternativa e tij për Tiranën. Por kjo cilësi e fushatës përcaktohet në thelb nga vetë Erioni, i cili, nga viti në vit gjatë angazhimit të tij si aktivist shoqëror e përfaqësues politikë ka dëshmuar të jetë jo vetëm i aftë, por edhe plotë ide e vitalitet”, – tha Ulqini. Ai gjithashtu ka evidentuar faktin se Veliaj gjatë drejtimit të ministrisë së MSR-së arriti të ideoi dhe realizoi disa nga reformat më të prekshme për shqiptarët, siç është ajo e pensioneve apo edhe ajo e përkrahjes sociale.

Next Post

Kuvendi miraton rezolutë për rastin e Haradinajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In