• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ulqinaku: Doza e tretë nuk ka lidhje me Omicron, vaksinat mbrojnë njësoj! Çupi: Asnjë i shtruar me variantin e ri

by Java News
04/12/2021 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku ka deklaruar se të gjithë shqiptarët që kanë bërë vaksina ruse apo kineze janë njësoj të mbrojtur si ata që kanë marrë Pfizer, duke theksuar se i vetmi dallim është çështja politike pasi disa vende nuk i njohin këto lloj vakinash për udhëtime.

“Nuk dihet nëse doza e tretë të mbron nga variant i ri. Nuk ka lidhje me Omicron. Akoma studimet janë në fazat e para. Doza e tretë nuk është bërë për Omicron. Kjo është për këtë infeksion që rezulton në vendin tonë.  Nuk ka ardhur asnjë vaksinë e pacertifikuar. Vaksinat janë të certifikuara nga OBSH. Shifrat tona nuk ka asnjë të dhënë që ata që kanë bërë Pfizer se ata që kanë bërë vaksinat kineze. Janë 500 mijë shqiptarë që kanë bërë vaksinat kineze apo ruse. Vaksinimi po ecën drejt. Është tjetër gjë nëse duhet të ishte bërë Pfizer për arsye emigrimi nëse duan të ikinnë SHBA apo vende të tjera që kanë politikat e tyre. Por për arsye shëndetësore nuk e luan topi”, tha Ulqinaku në Publikisht në RTSH.

Ai u shpreh se doza e tretë e vaksinës rekomandohet e njëjta si dy dozat e para, me përjashtim të rasteve të veçanta me rekomandimin e mjekut të familjes. Ulqinaku foli edhe në lidhje me rrezikun nga varianti i ri duke thënë se nuk dihet ende nëse ky variant ka ardhur në Shqipëri.

“Kanë ndryshuar parametrat, Ne mundohemi ta përgjithësojmë. Nuk e testojmë në nëmyrë gjenetike si është Delta, Alpha apo Omicron. Ne mundohemi të themi se kush po qarkullon në Shqipëri. Nuk e dimë akoma nëse po qarkullon Delta apo Omicron.  Kushdo që e fillon nga fillimi do bëjë dy doza. E treta është ose pas 6 muajsh ose pas një viti nëse do aplikohet në vitet e ardhshme. Ajo që ne garantojmë që jemi të gatshëm të operojmë në kushte të shpejta sepse kemi vaksina dhe kemi një rrjet shumë të mirë.

Për dozën e tretë rekomandohet të vazhdojë me të njëjtën vaksinë. Në rast se konstatohet se ka pasur komplikacion, mjeku mund të këshillojë që doza e tretë të vazhdojë me një vaksinë tjetër”, tha Ulqinaku.

Ndërkohë shumë shtete në Europë përfshirë edhe Gjermania kanë identifikuar raste me Omicron. Mjeku shqiptar në Gjermani Drilon Çupi në një lidhje emisionin Pulbikisht në RTSH tha se nuk ka asnjë pacient të shtruar me këtë variant dhe në përgjithësi të infektuarit janë individë që kanë udhëtuar nga vendet e Afrikës së Jugut për arsye pune ose turizmi.

“Siç e keni ndjekur edhe ju pas zgjedhjeve, koalicioni i ri ka në projektet e saj politika për rritjen e vaksinimit. Është një vështirësi sepse edhe në Gjermani ka skeptikë. Procesi i vaksinimit në landet e Gjermanisë lindore është shumë i ngadaltë dhe numri i shifrave është shumë i lartë. Edhe Gjermania është prekur nga Omicron nga pacient që kanë qenë në Afrikën e Jugut me pushime ose me marrëdhënie pune. Nuk ka asnjë pacient të shtruar me këtë variant në Gjermani. Akoma nuk ka hospitalizim të pacientëve me këtë variant. Në Afrikën e Jugut janë infektuar pacientë nën 60 vjeç”, tha Çupi.
g.kosovari
Next Post
VIDEO/ Kreshnik Spahiu: PD po armatos Veriun, kundër Tiranës e zonave të tjera të Shqipërisë

Xhelal Mziu komenton gafat matematikore të Lulzim Bashës në Parlament: Epo...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pranë banesës së Rexhep Ismailit me armë në dorë, dalin detaje të reja nga arrestimi në Sarandë

Pranë banesës së Rexhep Ismailit me armë në dorë, dalin detaje të reja nga arrestimi në Sarandë

August 4, 2026
“Mbi 1 milion turistë vetëm në korrik”, Rama jep shifrat: Transformim epokal i Shqipërisë turistike

“Mbi 1.8 milionë pasagjerë në korrik në Rinas”, Malaj: Dogana në gatishmëri 24 orë, lehtësohet kalimi në kufi

August 4, 2026
“Veprimtari kundër Republikës së Shqipërisë”, Tirana shpall ‘non grata’ 2 shqiptarë nga RMV

“Veprimtari kundër Republikës së Shqipërisë”, Tirana shpall ‘non grata’ 2 shqiptarë nga RMV

August 4, 2026
Aksident në aksin Fushë Arrëz, plagoset rëndë një person, niset me helikopter drejt Traumës

Aksident në aksin Fushë Arrëz, plagoset rëndë një person, niset me helikopter drejt Traumës

August 4, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

U kapën me armë, gati për të vrarë! Zbardhen emrat e 5 të arrestuarve në Sarandë

August 4, 2026
Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

August 4, 2026
NATO “tregon muskujt” në Ballkan, edhe Shqipëria merr pjesë në stërvitjen intensive

727 forca në terren për shuarjen e 20 vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit

August 4, 2026
Agron Shehaj, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

Agron Shehaj, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

August 4, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

August 4, 2026
Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga

Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com