Në 4 ditët e fundit Shqipëria ka regjistruar një rënie të rasteve të reja me COVID-19, por gjithsesi Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që në prag të festave të vendosë një fashë të re policore 20:30-06:00 deri në 4 janar 2021.
Nga ana tjetër eksperti i PD për Shëndetësinë, Koduzi theksoi se ulja e rasteve nuk është reale, por ai kritikon ekspertët se pse rekomandojnë vetëm masa për qytetarët, dhe jo për sistemin shëndetësor.
Ai shton se gjithashtu masat kufizuese duhet të merren në mënyrë racionale, jo njësoj si për Tiranën e Durrësin, ashtu edhe për Lushnjen e Pogradecin.
DEBATI NE REAL STORY
ARTAN KONI: Nga ana e ekspertizës, cili ekspert sheh këto shifra dhe sugjeron një masë më shtrënguese. Qëllimi ësthë të parandalojmë një rritje të infektimit.
Le të mbajmë masat kështu siç jemi, të lehtësojmë. Mund të themi që kemi frikë nga lëvizja e festave, por pse shtrëngohen masat.
ILIR ALIMEHMETI: Koncepti ësthë po i njëjti, apstaj vendimmarrja i përket atyre.
ARTAN KONI: Nëse vendimmarrësit bazohen tek ekspertët, le të dalë të thotë ulen shifrat, atëhere shtrëngohen masat.
GAZMENT KODUZI: Nuk ështe reale ajo ulja. Nuk sugjeroj të shtrëngohen masat. Të hapen spitalet rajonale, që të kenë sa më shumë shërbime. Masa vetëm në dëm të qytetarëve. Jam për çdo masë që ruan jetën e qytetarëve. Duhen bërë masa racionale. Ti thua fillimisht zbato testim, gjurmim, trajtim. Ti thua që i kam bërë të gjitha këto. Bazuar në këto ndërhyrje, duhet marrë dhe kjo masë tjetër. Nuk merren masa për sistemin shëndetësor. Si ka mundësi që të ketë sugjerime vetëm për qytetarët, dhe jo tek sistemi shëndetësor.
ARTAN KONI: Ka opinione të ndryshme a janë masa të efektshme ose jo. Komiteti ose qeveria thonë i vendosim këto masa, shohim për 2-3 javë masat, a ishin të efektshme, nëse po atëhere vijnë duke u zbutur. Por shtimi i masave me këto numra
GAZMENT KODUZI: Si ka mundësi të marrësh të njëjtën masë për të gjitha qytetet. Me një koleg spanjoll thoshte se aty masat merren me lagje në Madrid. Bëhen testime, ku janë rastet më të shumta, aty ku nuk ka shumë lirohen masat.
SKËNDERT BRATAJ: Siç thashë që testimet bëhen në bazë të kërkesave. Me testin e shpejtë është shumë më kollaj. Janë hapur 6 qendra në Tiranë, merr mjekun e familjes, të fut në recetë, dhe shkon tek qendra me orar. Ata që janë me shenja të simptomave, dhe pozitiviteti ka qenë i lartë, plus kontaktet e tyre, në transmetim komunitar nuk kap dot kontaktet e kontakteve.