Shumë frikë dhe 7 të plagosur. Ky është bilanci i një turbulence të fortë të shkaktuar nga moti i keq, që goditi një avion të “American Airlines”, i nisur nga Majemi me destinacion Milanon në Itali.
Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente në Kanada për shkak të një turbulence të fortë. Sipas raportimeve paraprake u plagosën 7 persona nga të cilët 3 pjesëtarë të ekuipazhit dhe 4 pasagjerë.
Avioni është një Boeing 767 dhe transportonte 192 pasagjerë dhe 11 pjesëtarë ekuipazhi.
Ai u ul në aeroportin e St.John’s a Newfoundland ku ka mbërritur stuhia që ka prekur ditët e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më zbritjen në pistë shumë ambulanca mbërritën dhe transportuan në spital të plagosurit.









