• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

by A R
21/03/2026 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS-së deklaroi se qeveria do të ndërhyjë drejtpërdrejt për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, duke parashikuar ulje në 20% të akcizës në raste të caktuara.

“Po ashtu kemi marrë vendim që për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve, do ketë menjëherë një ulje me 20% të akcizës së naftës. Deri tani nuk shikojmë impakt në të tjera çmime, por fatmirësisht jemi në kushtet ku kemi një borxh dhe deficit në kontroll dhe që na mundëson që në momente të tilla të kemi dhe një hapësirë në dispozicion për të mos lënë askënd”, u shpreh Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Ai theksoi se rritja e çmimeve është pasojë e drejtpërdrejtë e zhvillimeve ndërkombëtare.

“Dua ta filloj me një fakt që shqetëson të gjithë. Jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën. Çdo krizë, sado larg nesh, projektohet edhe te ne. E kam fjalën për atë që po shfaqet ditët e fundit si impakt i drejtpërdrejtë i luftës që SHBA-të dhe Izraeli i kanë hapur regjimit të Teheranit. Një impakt në gjithë pompat e furnizimit me naftë dhe benzinë. Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje”, deklaroi Rama.

Në këtë kuadër, kryeministri bëri të ditur se është aktivizuar edhe mekanizmi i kontrollit të tregut. AI theksoi se është vënë në lëvizje Bordi i Transparencës.

“Kemi vendosur në lëvizje Bordin e Transparencës, çka e kemi përdorur edhe më parë”, tha ai.

Ndërkohë, Rama njoftoi krijimin e një entiteti shtetëror që do të ndërhyjë drejtpërdrejt në tregun e naftës.

“Jemi në një fazë të avancuar të formësimit të një entiteti shtetëror që do të ndërhyjë në tregun e naftës. Do të krijohet së shpejti dhe do të marrë përsipër një veprimtari që shkon nga garantimi i rezervës shtetërore te monitorimi i vazhdueshëm i tregut dhe sigurimi i furnizimit për të mos lejuar asnjë spekulim me çmimet”, u shpreh ai.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu dy komponentë të rinj që do të forcojnë kontrollin në treg, veçanërisht ndaj evazionit dhe kontrabandës. Ky process, theksoi Rama, do materializohet në 2 muajt në vijim.

“Jemi në fund të një procesi që do të materializohet në 1-2 muajt në vijim për të futur dy komponentë të rinj në monitorimin e tregut të naftës, që do të sjellin rezultate të shpejta edhe në aspektin e evazionit dhe kontrabandës së naftës. Njëri është produkti i kompanisë publike AlbTreis për një ngjyrim në një nivel krejt tjetër të naftës dhe tjetri është një produkt për ndjekjen në kohë reale të gjithë qarkullimit të naftës transit”, deklaroi Rama.

Ai pranoi se këto janë fusha ku ka ende dobësi.  “Këto janë dy pika ku kemi dobësi në përballjen me fenomenet që përmenda më parë”, shtoi kryeministri.

Në përfundim, Rama theksoi se plani i ri synon të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Next Post
Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

March 21, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

March 21, 2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

March 21, 2026

Pse nuk duhet bërë më shaka me kauzën 13-vjeçare të PD-së për qeveri teknike?

March 21, 2026
Sali, ti je një renegat faqezi

Feja dhe arsyeja në sferën publike! Një reflektim pas ndarjes nga jeta të Jürgen Habermas

March 21, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Mars 2026

March 21, 2026
Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndal ne!

March 21, 2026
Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In