• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ulja e rentës minerare nxiti rritjen e prodhimit të kësaj industrie

by A R
12/12/2016 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmirësimi i klimës së investimeve në vend, ka dhënë kontribut në rritjen e prodhimit minerar dhe zhvillimin e industrisë së përpunimit të mineraleve.

Ekspertët e këtij sektori, vlerësojnë se krijimi i kushteve konkurruese ligjore, fiskale dhe ndryshimet e ndërmarra për një përgjysmim të taksës së rentës nga 6% në 3%,  synon t’i japë një stimul të ri kësaj industrie.

Sipas tyre, politikat fiskale lehtesuese kanë për qëllim nxitjen e përpunimit të mineraleve brenda vendit, duke sjellë rritjen e investimeve në industrinë e përpunimit minerar, si dhe rritjen e numrit të të punësuarve në këtë industri.

Ndërkohë që, përmirësimit të situatës në sektorin minerar i është paraprirë me një planifikim minerar, të bazuar në planifikimin territorial duke adresuar çështjet e mjedisit, sociale etj me qëllim përmirësimin e produktivitetit dhe konkurrencës.

Sot në këtë sektor, po përfundon puna për hapjen e pusit në Bulqizë, ku janë investuar deri më tani 12 milionë USD. Ndërkohë po vazhdon puna për hapjen e traverbankut të Qafë Buallit. Ndërsa në Uzinën e Ferrokromit Burrel (investimi 0.6 milion dollarë) vazhdon prodhimi me një furrë, si dhe po punohet për hartimin e projektit për zëvendësimin e dy furrave të tjera.

Në Uzinën e Ferrokromit Elbasan (investimi 1.5 milionë dollarë), është rritur me 35% sasia e ferrokromit të prodhuar, krahasuar me dy vite me parë dhe vazhdon që të investohet në sektorin e bakrit në minierat e Perlatit dhe Spaçit.

Industria e përpunimit minerar, ka një peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit. Vendi ynë është shumë i pasur me minerale të ndryshme nëntokësore, të cilat janë të përcaktuara nga kërkim – zbulimet e kryera ndër vite dhe që vazhdojnë të kryen edhe tani, me qëllim shtimin e këtyre rezervave./a.m.

Next Post
ANALIZA/ Pse LSDM e Zaev mori votat e shqiptarëve

ANALIZA/ Pse LSDM e Zaev mori votat e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In