• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ulja e numrit të firmëtarëve për nismat ligjore qytetare, shtimi i komisioneve, filtrat për parandalimin e korrupsionit legjislativ dhe kontrolli i lobimeve, propozime të tjera të ekspertëve te “Antikorrupsioni”

by S T
13/11/2024 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Funksioni ligjvënës dhe forcimi i rolit të Kuvendit për zbatimin e ligjeve, si edhe efektiviteti, transparenca dhe llogaridhënia e vetë Kuvendit” ishte tema e tryezës së radhës së organizuar nga ekspertët e atashuar pranë Komisionit të Posaçëm, për konsultimin e draftit dhe finalizimin e Dokumentit Analitik. Nën moderimin e Prof. Asoc.Dr. Juelda Lamçe, dekane e Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti Europian i Tiranës u diskutuan gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve lidhur me rolin ligjvënës të Kuvendit, si dhe efektivitetin, transparencën dhe llogaridhënien e vetë Kuvendit, në kuadër të reformave, si dhe të integrimit në Bashkimin Evropian.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga universitetet publike e jopublike, shoqëria civile, organizatat e biznesit, institucionet shtetërore, agjencitë ligjzbatuese, institucionet e pavarura, si dhe disa anëtarë të Komisionit të Posaçëm. Të pranishëm edhe dt ministrat e shtetit znj.Majlinda Dhuka, Kryengociatore me BE dhe z.Taulant Balla, ministër për marrëdhëniet me parlamentin. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe ekspertë dhe përfaqësues të huaj të atashuar pranë Komisionit nga: Delegacioni i BE-së, Prezenca e OSBE-së, Zyra e Këshillit të Europës, Ambasada Franceze, Ambasada Britanike, OPDAT, EU project, NDI, GIZ-i etj. Në tryezën e parë Prof.Dr.Aurela Anastasi, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, bëri një përmbledhje të gjetjeve kryesore të analizës paraprake të bërë nga ekspertët lidhur me funksionin ligjvënës dhe forcimin e rolit të Kuvendit për zbatimin e ligjeve. Në panelin e dytë Prof. Asoc.Dr. Juelda Lamçe bëri një përmbledhje të gjetjeve kryesore të analizës lidhur me efektivitetin, transparencën dhe llogaridhënien e vetë Kuvendit.

Ekspertët kanë evidentuar nevojat për përmirësimin e funksionit ligjvënës me qasje rritjen e rolit të Kuvendit në procesin e integrimit evropian, për përmbushjen e standardeve demokratike dhe forcimin e zbatimit të ligjeve. Analiza trajtohet në qasje me respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve dhe Shtetit të së Drejtës. Ekspertët kanë konsutuar disa arritjeve të rëndësishme që lidhen me: miratimin e ligjeve që përputhen me standardet evropiane; rritjen e përfaqësimit të shoqërisë civile në procesin e konsultimit të ligjeve; rritjen e përfaqësimit të insitucioneve të pavaruara që u krijuan nga reforma në drejtësi; Miratimin e Kodit të Sjelljes së deputetëve; përmirësimin e nivelit të transparencës përkundrejt shoqërisë civile, publikut dhe palëve të tjera, etj. Nga analiza ekspertët kanë evidentuar disa probleme e sfida për të cilat ata sugjerojnë:

-Krijimin e një mekanizmi efektiv kontrolli që nis nga identifikimi i problematikave të hasura gjatë zbatimit të ligjit dhe deri tek rekomandimet që hartohen si dhe plotësimi i Rregullores së Kuvendit për të detajuar zbatimin e shqyrtimit dhe kontrollit të post – legjislacionit për të gjitha aktet normative.

-Përmirësimin e konsultimit publik në lidhje me marrjen parasysh të komenteve, metodologjinë e përfshirjes së komenteve të publikut si dhe rishikim të Manualit të Pjesëmarrjes së Publikut në Procesin Vendimmarrës të Kuvendit në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile etj.

-Përmirësimin e kontrollit të lobimit duke rritur efiçencën dhe transparencën dhe marrja e masave për të shmangur korrupsionin legjislativ. Po kështu pati propozime edhe për shtimin e numrit të komisioneve të përhershme parlamentare, por uljen e anëtarëve të tyre. Më tej ekspertët rekomanduan edhe idenë për krijimin e një ligji të posaçëm për funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Lidhur me cilësinë e ligjvënies, ekspertët kanë sugjeruar: krijimin e një mekanizmi efektiv dhe të specializuar që filtron formulime/dispozita që mund të mos kalojnë testin e kushtetutshmërisë. Ky filtër duhet të zbatohet edhe në amendamentet që paraqiten gjatë seancave plenare; forcimin dhe/ose riorganizimin e strukturave të brendshme të Kuvendit, të specializuara për të siguruar pajtueshmërinë e projektligjeve me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor në fuqi; krijimin e një mekanizmi efektiv që zhvillon testin për përputhshmërinë me qasjen gjinore dhe mosdiskriminuese, etj.

Gjatë diskutimeve znj.Erinda Ballanca, Avokat i Popullit, solli në vëmendje që retorika e ashpër parlamentare ndikon në uljen e besimit të publikut tek institucionet shtetërore, si dhe solli nevojën e rritjes së kapaciteteve të Administratës së Kuvendit për të përmirësuar procesin ligjvënës, i cili ka nevojë për analiza krahasimore apo të thelluara, nevojën e ndërveprimit gjatë procesit të konsultimit publik të projektligjeve, etj.

Znj.Iris Luarasi, pedagoge e Universitetit të Tiranës dhe përfaqësuese e shoqërisë civile solli në diskutim nevojën për ndryshime në kuadrin ligjor për uljen e numrit të firmëtarëve të nismave qytetare, çka do të sillte një qasje më interaktive të qytetarëve dhe që do ndihmonin realisht grupet në nevojë.

Z.Rinor Beka, përfaqësues i NDI në Shqipëri, ndër të tjera theksoi nevojën e rritjes së kapaciteteve të Kuvendit për të mbështetur me ekspertizë grupet e qytetarëve që duan të sjellin nisma ligjore, si dhe rritjen e nivelit të transparencës legjislative dhe krijimit të dosjeje elektronike të projektligjit, etj.

Znj.Blerina Çeloaliaj, përfaqësuese e “SAVE THE CHILDREN” theksoi nevojën e krijimit të një mekanizmi rutinë llogaridhënie dhe konsultimi publik për nismat ligjore.
Znj.Majlinda Dhuka, Ministër Shteti dhe Kryenegociatore në Shqipëri solli nevojën e rritjes së ndijësimit në përafrimin e përmirësimit e procesit ligjbërës në kuadër të procesit të integrimit në BE. Ajo sugjeroi gjithashtu që në diskutime të përfshihen dimensionet e reja që do të pësojë aktiviteti ligjbërës me avancimin në procesin integrues, pasi disa fusha kalojnë në juridiksion të BE, mund të nevojitet rishikime për shkak të Rregulloreve që hyjnë në fuqi.

Z.Genci Gjoçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit parashtroi punën e bërë nga Kuvendi për rritjen e transparencës ndaj publikut, proceset e nisura nga Kuvendi për kontrollin postlegjislativ dhe parandalimin e korrupsionit në procesin ligjbërës, punën që po bëhet për e-legislation për unifikimin e gjuhës së përdorur nga të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit ligjbërës, si dhe solli nevojën për pavarësinë financiare të Kuvendit.
Diskutantë të tjerë sollën në vëmëndje edhe disa elementë të rëndësishëm për t’u reflektuar në draft dokumenti analitik në komponentin për Rolin e Kuvendit, si nevoja për gjetjen e mekanizmave dhe rritjes së besimit të publikut nëpërmjet ndërveprimit të komisioneve parlamentare gjatë procesit të konsultimi publik, rritjen e kapaciteteve dhe transperencës për gjurmimin e çdo hallke të procesit ligjbërës, gjetjen e mekanizmave për të asistuar shoqërinë civile për formulimin e nismave të sjella sipas standardeve, si dhe thellimin në procesin e përzgjedhjes së drejtuesve apo anëtarët e institucioneve të pavarura që janë pregorativë dhe kompetencë e Kuvendit, etj.

Në përfundim të diskutimeve, anëtarja e komisionit të posaçëm, znj. Klotilda Bushka, vlerësoi punën e ekspertëve dhe diskutimet gjithëpërfshirëse, që synojnë përmirësimin e analizës së bërë deri mëtani. Znj.Bushka theksoi se qëllimi kryesor i Komisionit të Posaçëm është që të gjitha gjymtyrët e shtetit të jenë gati dhe të afta të jenë pjesë e familjes së madhe europiane, por dhe për arritjen e standardeve që kërkojnë qytetarët, pavarësisht afatit zyrtar të anëtarësimit në BE. Përmbledhjen ekzekutive të analizës së ekspertëve e gjeni në faqen web të komisionit të posaçëm masl.al

Next Post
Sërish frikë për përmbytje/ Rikthehet makthi i motit të keq në Spanjë, evakuohen mijëra banorë

Sërish frikë për përmbytje/ Rikthehet makthi i motit të keq në Spanjë, evakuohen mijëra banorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

November 5, 2026
Dorëhiqet presidenti i Paraguait, shkak falimentimi i bankës!

Dorëhiqet presidenti i Paraguait, shkak falimentimi i bankës!

November 5, 2026
Akuzat për tri sulme seksuale, aktori Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim!

Akuzat për tri sulme seksuale, aktori Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim!

November 5, 2026
Liga e Kombeve/ UEFA e bën zyrtare, shuhen shpresat e tifozëve kuqezi! Ndeshja me Bjellorusinë do luhet me dyer të mbyllura

Liga e Kombeve/ UEFA e bën zyrtare, shuhen shpresat e tifozëve kuqezi! Ndeshja me Bjellorusinë do luhet me dyer të mbyllura

November 5, 2026
Suedia në alarm, rikthen kontrollin e kufijve të brendshëm! Shkak lufta e Rusisë dhe situata e sigurisë

Suedia në alarm, rikthen kontrollin e kufijve të brendshëm! Shkak lufta e Rusisë dhe situata e sigurisë

November 5, 2026
Tërheqja e Ronaldos nga Portugalia, reagon trajneri Jorge Jesus: I kërkova të qëndronte, por…

Tërheqja e Ronaldos nga Portugalia, reagon trajneri Jorge Jesus: I kërkova të qëndronte, por…

November 5, 2026
Zjarr masiv brenda një godine në New York, gjashtë persona humbin jetën, raportohet edhe për të plagosur!

Zjarr masiv brenda një godine në New York, gjashtë persona humbin jetën, raportohet edhe për të plagosur!

November 5, 2026
Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Shifrat/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë! Ja si ndahen të ardhurat (TABELA)

November 5, 2026
Kryeprokurori Çela shtyn mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së: Shmangia e grumbullimeve e vetmja garanci për parandalimin e COVID-19

Diskutimet maratonë/ KLP përcakton datën e përfundimit të mandatit të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm, ja kur e lë zyrën!

November 5, 2026
Pak rreshta për banditët që dhunuan Tiranën, që thyen semaforët dhe shkulën e thyen shtyllat e ndriçimit

Pak rreshta për banditët që dhunuan Tiranën, që thyen semaforët dhe shkulën e thyen shtyllat e ndriçimit

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In