• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ulja e lehtë e inflancionit / Malaj: Këto janë shtesat më të goditura nga rritja e çmimeve

by A R
09/03/2023 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inflacioni, treguesi i çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, vijon të jetë mbi mesataren historike. Gjatë muajit shkurt, sipas institutit të statistikave, ritmet e rritjes u frenuan, ndërsa inflacioni arriti në 7.1%, nga 7.2 që ishte në muajin janar.

Eksperti i ekonomisë Arben Malaj, në një intervistë për Vizion Plus u shpreh se inflancioni ka “goditur” shtresat me të ardhura të ulta deri në mesatare, si pensionistët, familjet me asistencë sociale apo punonjësit e administratës me paga mesatare.

Për të mbajtur nën kontroll inflancionin, Banka e Shqipërisë ka rritur normën e interesit, tha Malaj, ndërsa nxorri në pah edhe anën negative të kësaj lëvizje.

Por eksperti i ekonomisë u ndal edhe në rritjen e pagës për mjekët specialistë, për të cilat shprehu rezeva nëse ishte rritje reale apo për qëllime elektorale.

Intervista e plotë e Malajt me Aleksandër Furxhi:

Furxhi: Si është “shëndeti” i ekonomisë së Shqipërisë, parë nga inflancioni dhe çmimet e mallrave dhe shërbimeve?

Malaj: Ka një rënie të ritmeve të inflancionit. Rënia është shumë e vogël, por ne gjithmonë si ekonomist shikojmë trendin, a do të kemi një trend përmirësues apo një trend përkeqësues.

Është pak e vështirë që ta kesh këtë siguri në dy muajt e para të vitit, sepse zakonisht janë më të ngadalta në konsum dhe investim dhe duhet të dimë edhe burimet që na kanë çuar në këtë inflancion të lartë. Më tepër është një inflancion i importuar për shkak të krizës së ushqimeve dhe për shkak të burimeve të energjisë.

Ajo që dua të theksoj ka të bëjë me faktin që mundësia për ta përballur këtë goditje të fuqisë blerëse, pra bien të ardhurat reale qoftë të atyre që marrin asistencë sociale, pensionistët, punonjësit e administratës ata që marrin nivelin e pagave mesatare goditen më fortë.

I gjithë shqetësimi është si ta mbajmë në kontroll inflancionin, si do ta ulim inflancionin, por mbi të gjitha si të mbrojmë shtresat që goditen më shumë. Banka e Shqipërisë si të gjitha bankat në botë është munduar që të rrisë normat e interesit për të mbajtur nën kontroll inflancionin, por kjo gjë ka kahun tjetër jo shumë pozitiv. Rritja e normës së interesit rrit koston e parasë në ekonomi, i bën më të vështira konsumet individuale të privatit por edhe kostot e buxhetit.

Furxhi: Ka rënë në sy ditët e fundit një premtim i guximshëm i qeverisë për rritjen e pagave, 50 mijë lekë për mjekët dhe më modeste për kategoritë e tjera. Ku bazohet kjo rritje dhe a përshtatet me kostot reale të ekonomisë tonë?

Malaj: Rritja e pagave për mjekët specialistë është në kahun pozitiv. Nëse duam të fokusohemi tek shëndetësia, nga e cila kemi edhe goditjen më të madhe nga emigrimi, rritja e pagave është një element. Nga ana tjetër, problem shqetësues është se nëse mendon se gjithçka e zgjidh me rritjen e pagave, ne kemi përkeqësim të ambientit në këtë sektor. Nga ana tjetër shohim një ambient të rënduar, që e zbeh efektin e përgjithshëm.

Furxhi: Çfarë këni parasysh kur thoni ambient i rënduar?

Malaj: Presioni psikologjik. Arrestimi i mjekut në sallën e operacionit, arrestimi i zyrtarit në zyrën e tij se duan të krijojnë një ide sikur po luftohet korrupsioni. Lufta ndaj korrupsionit është e dobishme, por përdorimi mediatik do na krijojë edhe disa kosto buxhetore. Qeveria së pari duhet ta bënte pjesë të programit strategjik, programin elektoral që thotë se për 4 vitet e ardhshme do rritet kaq, dhe e treta duhet materializuar vit për vit. Kjo duhet të ishte pjesë e paketës së shtetit. Nëse ne e rrisim në periudha të caktuar të vitit nois ajo lufta e madhe politike, a është thjesht një rritje a është për qëllime elektorale dhe a duhet të ketë burime të sigurta.

/a.r

Next Post
Presidenti i Senatit italian pret deputetët shqiptarë: Jemi krenarë për miqësinë tonë të fortë

Presidenti i Senatit italian pret deputetët shqiptarë: Jemi krenarë për miqësinë tonë të fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 29 Maj 2026

May 28, 2026
Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

May 28, 2026
194 të aksidentuar gjatë prillit 2026. Tirana, Lezha e Vlora, qytetet me numrin më të lartë

194 të aksidentuar gjatë prillit 2026. Tirana, Lezha e Vlora, qytetet me numrin më të lartë

May 28, 2026
“Rilindje 2.0”, Demo: Autobusë elektrikë nëpër qytete, projekti nis brenda vitit

“Rilindje 2.0”, Demo: Autobusë elektrikë nëpër qytete, projekti nis brenda vitit

May 28, 2026
Bordi ul çmimin e karburanteve, ja me sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi ul çmimin e karburanteve, ja me sa do shitet nafta dhe benzina

May 28, 2026
Fatkeqësitë natyrore, Nufi: Miratohen 44 projekte për mbrojtjen civile, financimi 650 milionë lekë

Fatkeqësitë natyrore, Nufi: Miratohen 44 projekte për mbrojtjen civile, financimi 650 milionë lekë

May 28, 2026
Italia ekstradon të kërkuarin e grupit të ‘Visit të Pojës”/ Dy të tjerë sillen nga Gjermani e Angli

Italia ekstradon të kërkuarin e grupit të ‘Visit të Pojës”/ Dy të tjerë sillen nga Gjermani e Angli

May 28, 2026
Pasojat e ngrohjes globale! “El Niño” pritet të forcohet, temperaturat drejt rekordeve të reja

Pasojat e ngrohjes globale! “El Niño” pritet të forcohet, temperaturat drejt rekordeve të reja

May 28, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, Haxhiu: Vajtuan Begaj, Rama e të tjerë, por pastaj vjen harresa…

Revolucioni moral i hajnit me doreza të bardha

May 28, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

Integrimi europian, Koçiu: Ambicia jonë, brenda vitit të nisim mbylljen e 10 kapitujve

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In