• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ulja e konsumit, Banka Botërore: Qeveria të mbeshtesë shtresën e varfër

by Java News
28/09/2015 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ulja e konsumit, Banka Botërore: Qeveria të mbeshtesë shtresën e varfër

Konsumi në Shqipëri gjatë vitit 2015 dhe në vazhdim pritet të ketë ulje, sipas Bankës Botërore në Shqipëri. Për këtë ndikojnë dy faktorë në parashikim, remitancat dhe besimi konsumator që nuk po kthehet në nivelet mesatare afatgjatë, raporton TCH. “Konsumi pritet të jetë në ulje gjatë vitit 2015 dhe në vazhdim. Një faktor që pritet të zhduket me kalimin e kohës, me përmirësimin e situatës ekonomike në vendet nga të cilat vijnë remitancat në Shqipëri. E dyta është besimi konsumator që duket se nuk po kthehet në nivelet mesatare afatgjatë. Kjo mund të lidhet me shumë arsye dhe situatën ende problematike të tregut të punës. Pavarësisht përmirësimeve të fundit, papunësia është e lartë, pjesëmarrja në forcën e punës është tepër e ulët dhe nga ana tjetër mund të ndikojnë përpjeket për formalizimin e ekonomisë. Ndoshta për një kohë të shkurtër mund të jetë ndonjë goditje në konsum”, tha përfaqësuesja e BB-së, Hilda Shijaku.

Ndërsa përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed tha se çdo qeveri duhet të parashikojë një asistencë sociale për shtresat në nevojë, referuar këtu reformës në energji, informalitetit etj. “Qeveria, sa i përket pjesës së varfër të shoqërisë duhet t’i japë një mbështetje. Roli i asistencës sociale është mjaft i rëndësishëm, lidhet dhe me impaktin që krijon kjo reformë. Çdo qeveri duhet ta bëjë këtë, që të mundësojë asistencë sociale”, është shprehur Sayed.

Banka Botërore prezantoi raportin ekonomik për Europën Juglindore. Sipas këtij raporti, në Shqipëri ka një inflacion të ngadaltë, që është shkaktuar nga dobësia e kërkesës së brendshme dhe rritja e çmimeve.

Next Post

Ermal Mamaqi: Ja dieta që ndoqa, humba 10 kg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com