• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ulja e borxhit publik, ende larg objektivit

by A R
18/01/2018 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria mbetet e vendosur të ulë borxhin publik por  objektivi për të prekur një nivel nën 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto nuk do të jetë së afërmi.

Në rishikimin që i ka bërë kuadrit makorekonomik dhe fiskal për tre vitet e ardhshme, ulja e nivelit të borxhit publik, është ngadalësuar në raport me kuadrin e miratuar një vit më parë. Në vitin 2017 qeveria parashikonte që borxhi të ishte 68.9 për qind e PBB por në kuadrin e ri pranohet se ky nivel është 71.5 për qind. Nga ana tjetër për vitin aktual qeveria parashikonte sipas kuadrit të vjetër 2018-2020 një borxh publik në nivelet 66.3 për qind por në fakt kuadri i ri e parashikon 68.7 për qind.

Edhe për vitin 2019 diferenca e projeksioneve të qeverisë rezulton me një rritje 3.6 për qind nga parashikimi i vjetër tek ai i ri dhe e njëjta diferencë më e thelluar prej 3.9 për qind rezulton edhe për vitin 2020.

“Konsolidimi fiskal dhe reduktimi i borxhit publik është thelbësor për uljen e risqeve makroekonomike, të cilat pengojnë rritjen ekonomike dhe shkaktojnë paqëndrueshmëri makroekonomike. Ky konsolidim  fiskal synon që niveli i borxhit publik si raport ndaj PBB-së të vijojë trajektoren e sigurt rënëse të nisur që në vitin 2016. Borxhi publik pritet që të bjerë rreth nivelit 66.4 për qind të PBB në 2019, 63.5 për qind në 2020 dhe më tej në 59.9 për qind në vitin 2021” thuhet në dokumentin e qeverisë

Qeveria më optimiste për PPB e sheh në rritje

Rritja ekonomike është rishikuar në rritje me 0.1 për qind nga parashikimi i kuadrit të 2017 në atë të 2018-ës.

“Ekonomia pritet të vazhdojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme. Rritja ekonomike parashikohet të vijojë të qëndrojë mbi nivelin prej 4% edhe gjatë tre viteve të tjera 2019-2021, madje duke vijuar ende një përshpejtim, megjithëse marxhinal, edhe gjatë këtyre viteve. Më konkretisht, rritja ekonomike parashikohet të jetë në nivelin prej 4.3% në vitin 2019 nga 3.9% e parashikuar për 2017 dhe 4.2% për   2018. Edhe në dy vitet e tjera 2020 dhe 2021 ajo parashikohet të vijojë të përshpejtohet marxhinalisht me rreth 0.1 pikë përqindje në çdo vit, respektivisht në 4.4% në vitin 2020 dhe 4.5% në 2021” thuhet në dokument.

Qeveria parashikon që rritja të gjenerohet kryesisht nga konsumi privat dhe investimet por edhe eksportet duket se do të kenë ndikimin e tyre pozitiv. /Monitor/a.m.

Next Post
Tre skenarët e janarit, Basha: Nëse i djegim mandatet, të na bashkohet edhe LSI

Pushteti i medias, opozita dhe integrimi në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In