• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ulet pabarazia, por në fshat varfëria është ulur ‘këmbëkryq’

by Java News
23/01/2019 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pabarazia në Shqipëri është ulur përgjatë dekadës së fundit, por gati gjysma e popullsisë në fshat vazhdon të jetojë në varfëri. Koficineti Gini, i cili mat indeksin e pabarazisë është ulur përgjatë dekadës së fundit (2008-2018) sipas raportit “Demografia dhe shëndeti”, i cili u formulua nga INSTAT dhe Instituti i Shëndetit Publik nëpërmjet një studimi që zgjati 6 muaj dhe përfshiu një anketë mbi 16,800 persona në të gjithë vendin përgjatë shtator 2017-shkurt 2018.

Rezultatet treguan se koeficienti Gini u ul nga 0.26 në 0.11 pikë ndërmjet 2007-2018 (Gini është një koeficient që mat pabarazinë në shpërndarjen e pasurisë. Vlera ndryshon nga “0.0” nëse pasuria shpërndahet në mënyrë të barabartë në “1.0” nëse pasuria është tërësisht e pabarabartë ose e përqendruar). Koeficienti Gini në Shqipëri në vitin 2018 ishte në vlerën 0.11.

Pasuria është më e shpërndarë në zonat urbane (0.05) sesa në zonat rurale (0.15).
Sipas rezultateve të raportit, rishpërndarja e pasurisë është rritur për faktin se, më shumë familje në shtresat e ulëta sociale kanë qenë të afta për të blerë më shumë pasuri gjatë dekadës së kaluar.

Indeksi i pasurisë është zhvilluar për te testuar pabarazitë në të ardhurat e familjeve, përdorimin e shërbimeve shëndetësore, edukimit, infrastrukturës etj.

Të dhënat tregojnë se pasuria, burimet dhe mundësitë ekonomike janë më të përqendruara në zonat urbane, pasi 30% e familjeve në zonat urbane janë në kuintilin më të lartë të pasurisë, krahasuar me vetëm 5% të familjeve në zonat rurale.

Në anën tjetër, vetëm 5% e familjeve në zonat urbane janë në kuintilin më të ulët, krahasuar me 42% të familjeve në zonat rurale, te cilat gjenden në kuantilin më të ulët të pasurisë.

Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë, siç tregohet nga koeficienti Gini, ndryshon dukshëm nëpër prefektura, nga 0.06 në Durrës dhe 0.11 në Vlorë në 0.19 në Elbasan dhe 0.26 në Dibër.

Vrojtimi i INSTAT gjeti se të gjitha familjet kanë televizor (98%), telefona celularë (97%), frigoriferë (96%), makina larëse (94%).

54% e familjeve në zonat urbane dhe 28% në zonat rurale kanë kompjutera.

Lidhur me pronësinë e mjeteve të transportit, 37% e familjeve kanë një makinë ose kamion, 26% kanë një biçikletë, dhe 10% kanë një motor ose skuter.

Ndërmjet 2008-09 dhe 2017-18, përqindja e familjeve me kompjuter u rrit nga 30% në 54% në urban dhe nga 5% në 28% në zonat rurale.

Indeksi i Pasurisë u formulua bazuar në llojet e konsumatorëve dhe mallrat që ata zotërojnë, duke filluar nga zotërimi i një televizori, biçikleta apo makine, si dhe nga karakteristikat e strehimit të tilla si burimi i ujit të pijshëm, objektet e tualetit dhe materiali i dyshemesë. /Monitor/a.meta

Next Post
Dyshimet e Zaev: Nikolla Gruevskin edhe mund ta kenë rrëmbyer…

Arratisja e Gruevskit, Zaev: Më parë hetimi, më pas përgjegjësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In