• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ulet numri i shqiptarëve që marrin pjesë në luftërat në Siri

by Aalison Pearse Stevens
25/05/2016 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria vlerësohet të jetë në mesin e vendeve që janë përdorur si pikëkalimi dhe vend origjine për nisjen e luftëtarëve për në Siri. Gjatë viteve 2012-2014, besimtarë me prirje fetare të radikalizuara janë nisur drejt Sirisë për t’iu bashkuar grupeve radikale në Siri, dhe më vonë edhe Shtetit Islamik.

Autoritetet e sigurisë në Shqipëri vlerësojnë se janë rreth 90 persona që u nisën drejt Sirisë gjatë viteve 2012-2014, me bindjen se do të bëheshin pjesë e një lufte të shenjtë. Në bazë të intervistave të të kthyerve nga Siria, rekrutimi fetar përmes materialeve në internet, apo kontaktet me njerëz të të njëjtit besim ka ndikuar në nisjen e luftëtarëve drejt Sirisë, raporton REL.

Komuniteti Mysliman shqiptar është distancuar dhe u ka bërë thirrje besimtarëve të tij të mos bien pre e rekrutimeve të tilla, por nga informacionet e marra kryesisht nga të kthyerit nga fronti i luftës, ata që kanë shkuar në Siri i përkasin rrymës selafiste, që bie ndesh me predikimin e institucionit zyrtar të Komunitetit Mysliman në Shqipëri. Sipas këtij institucioni, janë 7 xhami që veprojnë jashtë kontrollit të linjës zyrtare të Komunitetit Mysliman.

Nga pikëpamja demografike, shumica e njerëzve që kanë shkuar në Siri janë më së shumti nga fshatra apo zona të thella, kryesisht nga juglindja e vendit; por, mes tyre ka edhe individë nga Tirana apo qytete të mëdha shqiptare.

Në mars të vitit 2014, prokuroria shqiptare ngriti akuzën e rekrutimit e dërgimit të luftëtarëve shqiptar drejt Sirisë ndaj 9 personave, mes tyre edhe dy imamëve të vetëshpallur.

Prokuroria deklaroi në përfundim të hetimeve se kishte siguruar “prova të mjaftueshme se të pandehurit, kryesisht në vitin 2013, “kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë të ndryshëm shqiptarë, me qëllim bashkimin e tyre me grupet radikale të armatosura që veprojnë në atë zonë”.

Gjyqi ndaj tyre përfundoi në muajin maj të këtij viti, me dënimin me burg për të nëntë të akuzuarit. Dënimet më të rënda u dhanë për Genci Ballën e Bujar Hysajn, dy imamët e vetëshpallur, të cilët drejtonin dy xhami në periferi të Tiranës, që vepronin jashtë kontrollit të komunitetit mysliman shqiptar.

Të ndodhur përpara faktit të rritjes së fluksit të largimit të shtetasve drejt Sirisë, parlamenti shqiptar në vitin 2014 shtoi tre nene në Kodin Penal, ku parashikohen rastet e pjesëmarrjes së shtetasve shqiptarë në një konflikt të armatosur jashtë territorit shqiptar.

Në nëntor të vitit 2015, Sektori i Antiterrorit në Policinë e Shtetit Shqiptar arriti të zbardhë emrat e 26 shqiptarëve që dyshohet se ndodhen në Siri. Mendohet se të paktën 10 shqiptarë janë vrarë gjatë luftimeve në Siri, ndërkohë që fluksi i dërgimit të tyre ka rënë e deri tani nuk ka të dhëna për rekrutime të reja gjatë këtij viti. (b.an)

Next Post

Publikohet fotoja e Bleona Matës zhdukur 6 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In