• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ulet numri i aborteve të vullnetshme, 74 raste më pak se në 2014

by
23/08/2015 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ulet numri i aborteve të vullnetshme, 74 raste më pak se në 2014

Numri i nënave të reja që zgjedhin të abortojnë në mënyrë të vullnetshme, është ulur krahasuar me një vit më parë. Këtë vit numri i aborteve krahasuar me një vit më parë është ulur me 74 raste.

Drejtori i maternitetit “Mbretëresha Geraldine” Blenard Nonaj shpjegon shkaqet që i shtyn nënat e reja të abortojnë si dhe rrezikun që paraqesin abortet e kryera përmes medikamenteve. Në Shqipëri numri i aborteve të vullnetshme është ulur krahasuar me një vit më parë.

Sipas statistikave të maternitetit “Mbretëresha Xheraldinë” nga 316 aborte që janë shënuar në gjashtëmujorin e parë të 2014, në 2015 numri është ulur në 242.

Blendard Nonaj:“Abortet e vullnetshme kanë qënë për vitin 2014 ,316 aborte kurse për 6 mujorin e vitit 2015 kanë qënë 242.”

Por nuk mund të thuhet e njejta gjë për abortet që kryhen përmes medikamenteve që të shumtën e rasteve pa rekomandimin e mjekut. Për drejtorin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë kjo mënyrë mund të rezultojë fatale.”
Blendard Nonaj: “Aborti medikal ka të mirat e veta por ka dhe të këqijat e veta. Ka të mirat e veta sepse nuk ndërhyet por bëhet me kokrra . Kur ka hemorragji është e detyruar të paraqitet pranë institucionit tonë që ne ndërhyjmë për çdo lloj hemorragjie që shkakton ky abort.”

Doktor Nonaj hedh dritë edhe mbi shkaqet që i detyrojnë nënat e reja të kryejnë aborte. Kushtet e këqija ekonomike qëndrojnë në plan të parë.

Blendard Nonaj: “Janë dy arsye të ndërprerjes së barrës,për shkaqe ekonomike sepse gratë nuk duan të kenë më shumë se dy ose tre fëmijë dhe janë të detyruara të bëjnë aborte të vullnetshme të barrës. Përveç kësaj ka aborte për arsye shëndetësore e mjekësore që janë të detyruara ti bëjnë për shkak të problemeve të tyre dhe këtë shtatëzani nuk mund ta mbajnë dot.”

Mjekët raportojnë tendencë në rënie edhe për abortet e detyrueshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës.

Next Post

Ja pse shtojnë peshë femrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com