• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Ulet importi, Shqipëria prodhon 100% energji të rinovuesheme”, mesazhi i Ballukut në Lituani

by Java News
08/10/2019 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria i bashkohet për herë të parë Ministerialit të Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji, i mbajtur në Lituani, nën kujdesin e Sekretarit Amerikan për Energjinë, Rick Perry. Në këtë Ministerial, ku merrnin pjesë 24 shtete të Europës Qendrore dhe Lindore, ishte e pranishme edhe Ditte Juul Jørgensen, Drejtoresha e Përgjithshme e Energjisë pranë Komisionit Europian, ndërkohë që Qeveria Shqiptare përfaqësohej nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Siguria energjetike, diversifikimi i burimeve të energjisë si dhe rritja e bashkëpunimit mes vendeve, ishin në qendër të diskutimeve që u mbajtën gjatë këtij Ministeriali.

Duke ju referuar vendeve pjesëmarrëse si dhe tryezave të forumeve të zhvilluara gjatë Ministerialit, Belinda Balluku bëri të ditur se tashmë kërkohet që gazi dhe burimet e tjera të rinovueshme të jenë në qendër të prodhimit të energjisë.

“Shqipëria u ftua për herë të parë që të jetë pjesë e Ministrerialit të Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji. Nën kujdesin e sekretarit të shtetit Rick Perry, u zhvillua në Lituani një nga takimet më të rëndësishme të ministrave përsa i përket sigurisë energjetike, diversifikimit të burimeve dhe sigurisht bashkëpunimit në të gjitha këto zona kur kërkohet sot që gazi natyror, ai I lengshem LNG, por edhe burimet e rinovueshme të jenë në qendër të prodhimit të energjisë”, u shpreh Balluku.

Edhe pse Shqipëria është një vend i cili prodhon 100 përqind energji të rinovueshme, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e vuri theksin tek rëndësia e krijimit të qëndrueshmërisë së prodhimit të energjisë për të plotësuar nevojat e tregut pa ju drejtuar importit në të ardhmen.

“Shqipëria, ashtu siç çdo herë, prezantoi strategjinë tonë të diversifikimit të burimeve të energjisë së rinovueshme. Ne jemi një nga vendet kampion që sot prodhojmë 100 përqind energji të rinovueshme, megjithatë ajo çfarë është e rëndësishme, ne sot po krijojmë qëndrueshmërinë e prodhimit të energjisë për të plotësuar nevojat e tregut pa ju drejtuar importit në të ardhmen. Në panelet teknike të zhvilluara gjatë Ministreialit, u prekën shumë çështje të rëndësishme si siguria energjetike ashtu edhe vazhdimësia e bashkëpunimit midis të gjitha vendeve sigurisht nën partneritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, nënvizoi ministrja Belinda Balluku.

Gjatë Ministerialit, ministrja Balluku pati një takim të veçantë me nënsekretarët e Departamentit Amerikan të Energjisë, Steven Winberg dhe Theodore Garrish, ku u diskutua për projekte konkrete në funksion të zhvillimit të sektorit energjetik dhe diversifikimit të burimeve të energjisë që prodhon vendi ynë.

Ministeriali i Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji u cilësua nga të gjithë vendet pjesëmarrëse si një mundësi më shumë për të thelluar bashkëpunimin mes të gjitha vendeve sa i takon sektorit energjetik. /l.m

Next Post
FOTO/ “Mr and Mrs Bieber”, Hailey nusja e Justin tregon pamje nga dasma e tyre

FOTO/ "Mr and Mrs Bieber", Hailey nusja e Justin tregon pamje nga dasma e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In