• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ulet çmimi i naftës

by
31/07/2015 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ulet çmimi i naftës

Çmimi i arit të zi në tregjet ndërkombëtare kanë vazhduar rënien, edhe pse Irani nuk ka nisur ende të eksportojë naftën e tij, të çliruar tashmë prej sanksioneve ndërkombëtare.

Një fuçi prej 159 litrash kushton 55 dollarë, nga 110 dollarë që kuotohej përpara një viti. Në Nju Jork, nafta bruto mbërriti çmimin 48.52 dollarë për fuçi e rënie ka edhe Brenti i Londrës. Për ‘Ëall Street Journal’, tkurrja e kuotimit të arit të zi gjatë muajit korrik i detyrohet disa faktorëve, siç është prodhimi i lartë i naftës argjilore amerikane, i gërshetuar ky me sasitë rekord të hedhura në treg nga të tjerë prodhues të rëndësishëm, siç është Arabia Saudite, apo edhe luhatjet në tregjet valutore ku ndikim të madh duket të ketë forcimi i dollarit amerikan.

Rënia e kërkesës në Kinë, në Brazil apo Rusi, ndikon gjithashtu. Rol kryesor sidoqoftë vazhdon të luajë mbiprodhimi amerikan. Nxjerrja e naftës në Shtetet e Bashkuara, përsërisin ekspertët, ka arritur sërish nivele tepër të larta, si në fillimin e viteve 70-të. Sa për “rrudhjen” e kërkesës, këtu ndikon dhe fakti që një sërë vendesh të industrializuara përdorin teknologji që harxhojnë më pak naftë dhe benzinë.

Kështu, në Gjermani, në gjysmën e parë të vitit 2015, ka pasur një rënie të harxhimit të benzinës në masën 2%, por kjo nuk ndodh në të gjithë botën. Parashikimet më optimiste për konsumatorët janë ato të njërit prej partnerëve themelues të Again Capital, John Kilduff, i cili thotë se po të vazhdojë trendi aktual i çmimit, deri për Krishtlindje, çmimi i naftës mund të ulet sërish në nivele rekord, e një fuçi mbase do të arrijë të shitet për 30 dollarë./Top Channel/

Next Post

VIDEO/ Zbuloni kush i sulmoi tifozëve të Legias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com