• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ulet çmimi i naftës me më shumë se 3 dollarë për fuçi! Kriza në Kinë sjell rënien në bursa

by
15/08/2022 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 3 dollarë për fuçi të hënën, si pasojë e shqetësimeve për kërkesën në Kinë, importuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë, dhe përpara përgjigjes së Iranit ndaj një propozimi për një marrëveshje bërthamore që mund të rrisë eksportet e naftës të vendit.

Ekonomia e Kinës u ngadalësua papritur në korrik, ndërsa prodhimi i rafinerisë ra në 12.53 milionë fuçi në ditë, më i ulëti që nga marsi 2020, treguan të dhënat e qeverisë.

Banka ING uli parashikimin e saj për rritjen e PBB-së së Kinës për vitin 2022 në 4% nga 4.4% më parë. Ajo paralajmëroi se një ulje e mëtejshme është e mundur, në varësi të fuqisë së eksporteve, kufizimet e vazhdueshme të COVID-19 dhe rritja e papunësisë në Kinë.

Furnizimi me naftë mund të rritet nëse Irani dhe Shtetet e Bashkuara pranojnë një ofertë nga Bashkimi Evropian për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila do të hiqte sanksionet ndaj eksporteve iraniane të naftës, vleresojne analistët.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian tha të hënën se Irani do t’i përgjigjet propozimit të BE-së më vonë gjatë ditës dhe se një marrëveshje mund të arrihet nëse SHBA bien dakord për tre çështjet e mbetura.

/e.d

Next Post
Bota në prag të një konflikti? Kina organizon stërvitje të reja rreth Tajvanit, paralajmëron se…

Bota në prag të një konflikti? Kina organizon stërvitje të reja rreth Tajvanit, paralajmëron se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com