• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ulet çmimi i gazit me 5 lekë, nafta vijon në të njëjtat nivele pavarësisht çmimeve në bursë

by Java News
24/04/2017 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pjesën më të madhe të pikave të tregtimit, një litër gaz shitet me 62-69 lekë për litër, nga deri në 75 lekë për litër që kishte arritur së fundmi. Vetëm në kryeqytet gazi vijon ende të shitet me 70- 75 lekë për litër. Aktorët e tregut pohojnë se  mbarimi i stinës së dimrit ka ulur çmimin e gazit në tregjet ndërkombëtare, -që gjithnjë rritet në stinën e ftohtë -dhe kjo është reflektuar dhe në vend.

Megjithtë, gazi mbetet 40-50% më i shtrenjtë në krahasim me fundin e vitit të kaluar, kur ai tregtohej me 40-48 lekë për litër. Çmimet u rritën me tre faza në total me rreth 70% në javët e para të vitit, duke reflektuar vendosjen e akcizës së gazit, me rreth 10 lekë për litër (8 lekë akciza e gazit, plus TVSH), si dhe periudhën e ngricave.

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur ndërkohë  hetimin në të gjitha segmentet e tregut të importit, depozitimit, shitjes me shumicë, shpërndarjes dhe shitjes me pakicë të produktit gaz i lëngshëm për konsum familjar dhe biznes, për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës.

Nafta ulet në bursa, a do reflektohet tek ne

Nafta referencë amerikane West Texas Intermediate ra nën 50 dollarë për fuçi të premten në $49.39. Treguesi referencë global Brent ra me $1.24 në $51.75 për fuçi.

Të dy referencat ranë më shumë se 7 përqind javën e kaluar, duke shënuar tkurrjen më të madhe javore që nga fillimi i muajit mars.

Teksa reduktimi i ofertës nga prodhuesit e Opec brenda dhe jashtë kartelit, që filloi në janar, bëri që çmimet të shtrenjtoheshin në muajt e parë të vitit, shtimi i prodhimit nga SHBA-të i ka vendosur aktualisht  tregjet mes dy forcave konkurruese.

Në tregun vendas, nafta u rrit një javë më parë, duke reflektuar shtrenjtimin në bursa ku Brent i kaloi 56 dollarë për fuçi, duke bërë që një reduktim me 5 lekë për litër të zgjaste vetëm me dy javë. Por, tashmë që nafta ra sërish, operatorët pohojnë se reagimi mund të jetë minimal në tregun vendas, për shkak të rivendosjes së së tarifave të rilicencimit prej 3 milionë lekë për stacion karburanti e gazi në Tiranë dhe 1 milion lekë në rrethe. Sipas tyre këto tarifa pritet të ndikojnë me 5-6 lekë për litër në çmimin e naftës dhe si rrjedhojë do të amortizojnë efektin e pritshëm në tregun e brendshëm.

Aktualisht një litër naftë në tregun vendas luhatet mes 171-174 lekë për litër. Kujtojmë se në periudhën 2013-2014 kur nafta në bursa arriti deri në 120 dollarë për fuçi, nafta tek ne tregtohej me maksimumi me 180-185 lekë për litër. Shtrenjtimi i dollarit dhe rritja e barrës së taksave ka bërë që nafta të mbetet në nivele të larta në tregun vendas, duke u renditur ndër 35 më të shtrenjtat në botë, sipas të dhënave krahasuese nga Global Price Petrol. (Monitor)

ma.me

Next Post
Tiranë/ Pallati përfshihet nga një zjarr i madh, nxirret një trup i pajetë nga ashensori

Zjarr në azilin e Poliçanit, ndërrojnë jetë 2 të moshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i Tivatit/ Von der Leyen: Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë punë të mirë në rrugën drejt BE

Samiti i Tivatit/ Von der Leyen: Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë punë të mirë në rrugën drejt BE

June 5, 2026
Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

June 5, 2026
Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

June 5, 2026
Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

June 5, 2026
Izraeli futi ushtrinë dhe Mosadin në Azerbajxhan/ CNN: Irani u rrethua, misioni sekret që ndryshoi luftën

Izraeli futi ushtrinë dhe Mosadin në Azerbajxhan/ CNN: Irani u rrethua, misioni sekret që ndryshoi luftën

June 5, 2026
Qytetarët në Tiranë prej 5 ditësh në protestë kundër projektit në Zvërnec, Berisha: E mbështesim, por…

Qytetarët në Tiranë prej 5 ditësh në protestë kundër projektit në Zvërnec, Berisha: E mbështesim, por…

June 5, 2026
Zelensky i shkruan Putinit letër të hapur, ja çfarë i propozon

Zelensky i shkruan Putinit letër të hapur, ja çfarë i propozon

June 5, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

June 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 6 qershor 2026

June 5, 2026
Pas homazheve në Pogradec, përcillet për në banesën e fundit efektivi Enea Mekolli

Pas homazheve në Pogradec, përcillet për në banesën e fundit efektivi Enea Mekolli

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In