• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ulet aktiviteti sizmik në Korçë, një tërmet në çdo 25 minuta

by Java News
04/06/2019 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër ditë pas tërmetit në Korçë, i cili shkaktoi dëme të shumta materiale në fshatrat përreth qytetit, nga Instituti i Sizmologjisë, bëjnë të ditur se aktiviteti sizmik në këtë zonë pothuajse ka ndaluar.

“Duke nisur nga mesdita e ditës së djeshme, kemi një rënie thuajse drastike, d.m.th kemi një aktivitet sizmik shumë të rrallë në frekuencë, por edhe në madhësinë e magnitudës, pra në fortësinë e tyre. Po te shohim deri në mbrëmjen e ditës së djeshme, pra data 3 kemi patur çdo 25 minuta një mikrongjarje, e cila ka patur një magnitudë të nivelit 2 të shkalles rihter. Kurse dita e sotme karakterizohet nga pothuajse pa mikrotermete. Në orët e para të mëngjesit ka patur disa mikrotërmete dhe këto në të njëjtën madhësi”, tha Edmont Tushi, sizmolog.

Por rënia e aktivitetit, për sizmologët nuk përjashtojnë një mundësi të riaktivizimit të zonës.

“Nisur nga të dhënat e deritanishme kemi një rënie, pra aktiviteti është thuajse i stopuar, por kjo nuk e përjashton mundësinë e riaktivizimit të zonës ose aktivizimin e ndonjë zone tjetër sepse këto janë dukuri tektonike natyrore, të cilat nuk mund të parashikohen”, tha Edmont Tushi.

Sizmologu thotë se kjo është një zonë e klasifikuar si zonë sizmologjene, dhe risjell në vëmendje edhe dy tërmete të mëparshme me një magnitutë të lartë.

“Kjo zonë është e klasifikuar nga ne si sizimiolog, si zonë sizmologjene, pra e aftë të gjeneroje tërmete. Tërmeti i fortë i zonës së Korçës, i fundit ka ndodhur në vitin 1960, i cili ka prekur të gjitha zonat në fjale, pra gjithë zonat përreth qytetit të Korçës kanë pësuar dëme të konsiderueshme në atë kohe ai ka patur një magnitutë 6 ndërkohë ka patur edhe tërmete të mëvonshme, por jo të asaj madhësie. Përmend këtu tërmetin në Barmash me epiqendër mes Ersekës dhe Korçës ne vitin 2004, i cili ka patur një magnitutë 5.4, pra i krahasueshëm me goditjen kryesore të kësaj seri tërmetesh që ndodhi në datën 1 qershor të këtij viti dhe kemi patur dëme në atë periudhë, dëme të cilat nuk ishin kaq të mëdha sa janë në këtë rast, por që kishte shtëpi të shkatërruara, kryesisht në fshatra në zonën afër epiqendrës dhe efekte në terren, çarje rrugësh apo rrëzim të mureve mbajtës të rrugëve”, tha sizmologu Tushi.

Nga tërmeti në zonën e Korçës në 1 qershor, u dëmtuan shumë banesë, ndërsa fshati më i prekur ishte ai Floqit.

Next Post
Izraeli dhe Libani në bisedime për të vendosur kufirin detar

Izraeli dhe Libani në bisedime për të vendosur kufirin detar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

October 23, 2026
Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë

October 23, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosi me armë zjarri të riun dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

October 23, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

October 23, 2026
Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur

Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur

October 23, 2026
Euro bie përsëri dhe i afrohet kufirit të 90 lekëve: Regjistrohet niveli më i ulët historik

Euro bie përsëri dhe i afrohet kufirit të 90 lekëve: Regjistrohet niveli më i ulët historik

October 23, 2026
Tajfuni i fuqishëm Champi kërcënon Tajvanin, anulohen fluturimet dhe evakuohen banorët

Tajfuni i fuqishëm Champi kërcënon Tajvanin, anulohen fluturimet dhe evakuohen banorët

October 23, 2026
Tajfuni kërcënon Tajvanin, një i vdekur dhe 94 të plagosur

Tajfuni kërcënon Tajvanin, një i vdekur dhe 94 të plagosur

October 23, 2026
Parashikimi i motit për sot, reshje shiu në orët e para të ditës

Parashikimi i motit për sot, reshje shiu në orët e para të ditës

October 23, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In